Zaev në Bruksel: I kemi përmbushur kushtet për fillim të negociatave

Zaev në Bruksel: I kemi përmbushur kushtet për fillim të negociatave

Kryeministri Zoran Zaev i shoqëruar nga delegacioni qeveritar, kanë ralaizuar takime me Kreun e Parlamentit Evropian, David Masoli dhe Kryetarin e Këshillit evropian, Donald Tusk. Siç njoftojnë nga shërbimet e qeverisë, në takimet e realitzuara, Zaev u ka bërë me dije krerëve të lartë evropianë, se Maqedonia e Veriut dhe qytetarët e saj, tashmë i kanë përmbushur të gjitha kushtet për marrjen e datës për fillim të negociatave me BE-në dhe anëtarësim sa më të shpejt[ë në familjen e madhe evropiane, përcjell in7.

“Në takim, në të cilin morën pjesë edhe zëvendëskryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani dhe ministri i Punëve të Jashtme, Nikolla Dimitrov, u bisedua për pritjet aktuale në lidhje me takimin e nesërm të Këshillit Evropian. Në takim u njohën edhe u konfirmuan të gjitha sukseset që Republika e Maqedonisë së Veriut ka arritur për dy vjet e gjysmë dhe njëzëri u konkludua që vendi ynë dhe qytetarët kanë përmbushur të gjitha kushtet për sjelljen e vendimit për fillimin e negociatave, duke bërë hapa të guximshme dhe reforma serioze” – thuhet në njoftimin e qeverisë, për takimin me kreun e Këshillit Evropian, Donald Tusk.

Ndërsa në takimin me Kryetarin e Parlamentit Evropian, Kryeministri Zaev ka theksuar se ende është optimist se vendimi për fillim të negociatave megjithatë do të miratohet në samitin e presidentëve dhe shefave të qeverive të vendeve anëtare të BE-së gjatë ditës së sotme.

“Epilog tjetër përveç fillimit të negociatave për Maqedoninë e Veriut, si mirënjohje për reformat e realizuara dhe për vendimet serioze politike të vendit si plotësim të rekomandimeve të BE-së, do të jenë nxitje për forcat regresive në vend dhe sinjal dekurajues për vendet tjera në rajon lidhur me proceset e tyre eurointegruese”, tha mes tjerash Kryeministri Zaev në takimin me kryetarin e Parlamentit Evropian, Sasoli.

Në këtë takim, Kryetari i Parlamentit Evropian, Sasoli e konfirmoi miratimin pothuaj konsensual të eurodeputetëve për negociata me Maqedoninë e Veriut dhe theksoi se vendi është rrëfim i suksesshëm për Bashkimin Evropian, posaçërisht për shkak të mënyrës me të cilën janë zgjidhur çështjet me Greqinë dhe Bullgarinë.

Kryetari i Parlamentit Evropian, Sasoli ka thënë se me këto porosi ai nesër do të drejtohet edhe në Këshillin e Evropës dhe do të kërkojë të përmbushet premtimi për vendim pozitiv për fillim të negociatave të Maqedonisë së Veriut me Bashkimin Evropian.

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka Tetor 17, 2019 11:49

HAPËSIRË E SPONSORIZUAR

Loading...

© FLAKA.COM.MK - Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me kushtet e përdorimit.

REKLAMA