Zaev nga Manastiri: Kjo është rruga, të vazhdojmë bashkë me Stevon, për të rinjtë, për shtetin, për qytetarët

Zaev nga Manastiri: Kjo është rruga, të vazhdojmë bashkë me Stevon, për të rinjtë, për shtetin, për qytetarët

Lideri i LSDM-së Zoran Zaev në tribunën e sotnte në Manastir tha se Republika e Maqedonisë Veriore po ecën me vendosmëri dhe drejtimi në të cilin po lëviz vendi është e drejta në interes të qytetarëve, përcjell FLAKA.

“Është shumë e rëndësishme të shkojmë përpara. Kemi hapur të gjitha dritaret dhe dyert për të ardhmen tonë të sigurt dhe të qëndrueshme. Stabiliteti, siguria, do të thotë përparim, më shumë para, investime. Nuk ka rrugë tjetër përveç kësaj”, tha Zaev.

Zaev bëri thirrje për dalje në masë të dielën, 5 maj, qytetarët të bëjnë një hap për veten e tyre, për fëmijët e tyre dhe vendin e tyre.

“Me 5 maj është e ardhmja e vendit tonë. Dilni dhe së bashku ta sigurojmë atë”, tha Zaev.

“Unë i dëgjoj ata nga opozita që brohorasin, me gëzim të rremë, thonë se këtë verë nuk do të vendoset për datën e negociatave me BE. E do të ketë një datë! Lajm i mirë po vjen në vendin tonë. Këtë verë ne kemi një vendim për fillimin e negociatave, për fondet e reja të BE-së, të ecim përpara”, tha Zaev. FLAKA

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka Maj 3, 2019 22:00
© FLAKA.COM.MK - Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me kushtet e përdorimit.