Zaev: Njëqind milionë euro shtesë para për komunat

Zaev: Njëqind milionë euro shtesë para për komunat

Në hapësirat e ndërtesës administrative të Bashkësisë së njësive të vetëqeverisjes lokale të Republikës së Maqedonisë (BNJVL), zyrtarisht është firmosur marrëvshje midis Ministrisë për transport dhe lidhje dhe BNJVL për transferimin e të drejtës së shfrytëzimit afatgjatë, menaxhimit dhe zbatimit të sistemit informatik: www.gradezno-zemiste.mk.

Por kryeministri Zoran Zaev tha se dëshirojnë që ta realizojnë Ligjin për zhvillim të barabartë rajonal, që nënkupton njëqind milionë euro shtesë para për komunat .

Marrëveshja u nënshkrua nga ministri për transport dhe lidhje, Goran Sugareski dhe kryetari i BNJVL-së, Petre Shilegov, kryetar i Qytetit të Shkupit. Në këtë ngjarje morrën pjesë edhe Kryeministri i Republikës së Maqedonisë, Zoran Zaev dhe dy nënkryetarët e BNJVL-së: Visar Ganiu, kryetar i komunës së Çairit dhe Mitko Jançev, kryetar i komunës së Kavadarit.

Bëhet fjalë për dorëzimin e infrasturkturës harduerike dhe prorgamit softuerik që do t’i zbatojnë të gjitha procedurat e përcaktuara me Ligjin për tokë ndërtimore, respektivisht që dedikohet për tjetërsim dhe dhënie me qira të tokës së pandërtuar,pronësi e Republikës së Maqedonisë.

Ky softuer u përpilua nga Ministria për transport dhe lidhje, ndërsa në vitin 2016, i njëjti u avancua konform ndryshimeve të reja ligjore, ku përfaqësuesit e BNJVL-së morrën pjesë aktive. Deri më tani sistemin elektronik e shfrytëzojnë 46 komuna, të cilat kanë plotësuar të gjitha kushtet ligjore dhe kanë fituar të drejtën të menaxhojnë me tokën e pandërtuar ndërtimore, pronësi e Republikës së Maqedonisë. Në komunat tjera, procedurat për këtë tokë i mban Ministria për transport dhe lidhje.

Përveç BNJVL-së dhe MTL këtë sistem do t’a shfrytëzojnë edhe organe tjera shtetërore të adminsitratës, organet inspektuese, noterët dhe organe tjera konform dispozitave pozitive ligjore dhe nënligjore.

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka Mars 13, 2018 11:10

PUBLICI8

Sondazhi

Vlerësimi juaj për vitin 2018 ?
Maqedoni
1°
-0°
Fri
3°
Sat
5°
Sun

ARKIVI I LAJMEVE