Zaev: Nuk presim dënim nga BE-ja për arritjet

Zaev: Nuk presim dënim nga BE-ja për arritjet

Maqedonia e Veriut e meriton fillimin e negociatave me BE-në edhe pse procesi do të jetë i gjatë, deklaroi gjatë vizitës së tij në Shkup kryeministri slloven Marjan Sharec. Kryeministri Zoran Zaev, nga ana tjetër, tha se gjatë javës së ardhshme pret që vendi të shpërblehet për të gjitha reformat dhe ndërtimin e marrëdhënieve të mira me fqinjët.

Vërtetë nuk presim që një nga shembujt më të mëdhenj pozitiv të Ballkanit por edhe të Evropës, të dënohet. Presim që të shpërblehemi që t’I motivojmë edhe liderët tjerë të vazhdojnë kështu. Njëkohësisht nuk duam që përsëri të kthehet nacionalizmi dhe radikalizmi. Ai ka qenë Ballkani i shekullit 19. Aspirate jonë nuk është që të bëhemi menjëherë anëtare por të bëjmë hapin e ardhshëm, të fillojmë negociata”-tha Zoran Zaev, kryeministër.

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka Tetor 10, 2019 19:34

HAPËSIRË E SPONSORIZUAR
Loading...

© FLAKA.COM.MK - Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me kushtet e përdorimit.

REKLAMA