Zaev paralajmëron ndryshime tjera qeveritare nga java e tjetër (VIDEO)

Zaev paralajmëron ndryshime tjera qeveritare nga java e tjetër (VIDEO)

Kryeministri Zoran Zaev nuk ka të ndalur. Pas publikimit të emrave të ministrave të rinj në kabinetin qeveritar, ai theksoi se nga java tjetër do të vijojnë me ndryshimet e tjera kadrovike nëpër institucione të tjera.

https://www.facebook.com/hoteloaz.durres.albania/videos/2128129130785894/

“Që nga java e ardhshme do të dalim me ndryshimet e tjera kadrovike në pushtetin ekzekutiv në institucionet tjera. Besoj se këtë proces do të kemi mundësinë që me sukses ta mbarojmë deri në fund të këtij muaji, edhe pse në pyetje janë vetëm disa ditë. Analizat dhe bisedat janë duke përfunduar me njerëzit të cilët ju falënderohemi për kontributet e dhëna por edhe me njerëz nga të cilët kërkojmë që të pranojnë angazhim të ri në institucione të ndryshme”, theksoi Zaev.

 

Nevrij Ademi
nga Nevrij Ademi Qershor 23, 2019 17:58
© FLAKA.COM.MK - Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me kushtet e përdorimit.