Zaev prezantoi marrëveshjen, Ivanov ia mbyll derën pas dy minutash

Zaev prezantoi marrëveshjen, Ivanov ia mbyll derën pas dy minutash

Kryeministri Zaev dhe shefi i diplomacisë Dimitrov, shkuan në presidencë për t’i dorëzuar presidentit Ivanov tekstin e marrëveshjes së arritur me Greqinë për ndryshimin emrit. Nuk u pritën siç menduan, Ivanov i dëgjoi vetëm dy minuta, aq sa për t’i futur brenda dhe për t’ua treguar sërish derën. Më pas, presidentit Ivanov iu deshën mbi 6 orë për të ndërtuar konceptin me të cilin u paraqit para qytetarëve.
Në pres konferencë Ivanov qartësoi se në asnjë mënyrë nuk do të nënshkruajë këtë marrëveshje, që, sipas tij, e bën parazite Maqedoninë dhe e shkatërron sovranitetin, vetëvendosjen, pavarësinë dhe gjithçka që ky shtet ka ndërtuar me vite.
“Në takimin e mëngjesit që pata me kryeministrin, Zoran Zaev, dhe ministrin e jashtëm Dimitrov, iu thashë se ky është dokument i tyre personal, vendim i tyre personal dhe përgjegjësi e tyre. Ju thashë se ky dokument i dëmshëm paraqet  lëshim të pozicioneve thelbësore, të ndërtuara gjatë kohë, që ishin konstatuar edhe në takimin e dy kryeministrave, e që janë mosndryshimi i kushtetutës dhe mospranimi i emrit për përdorim të përgjithshëm, erga omnes. Ky dokument i dëmshëm i vetmi në historinë njerëzore, është  jodinjitoz dhe i papranueshëm për mua”,- tha kryetari i shtetit, Gjorge Ivanov.
Sipas kryetarit Ivanov, marrëveshja  e arritur me Greqinë shkel kushtetutën, ligjet  dhe organet shtetërore, kërkohet  të ndryshohet  edhe pre-ambulla, termet dhe gjithçka që lidhet me Maqedoninë.
“Nuk legalizoj politikë në të zezë. Kërkoj konsensus dhe përgjegjësi më të madhe për këtë çështje, sepse pikërisht për mungesë të këtyre parimeve erdhëm te ky dokument. Këtu fitimtare ka dalë Greqia, e cila arriti t’i mbrojë ultimatumet e saj”,- theksoi kryetari i shtetit, Gjorge Ivanov.
Së fundmi, Ivanov bëri thirrje që eurointegrimet në këtë rast mos të shfrytëzohen si alibi, ndërsa u zotua që do të angazhohet për marrëveshje dinjitoze që nuk dëmton shtetin e Maqedonisë. (Tvm2)
Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka Qershor 13, 2018 19:27
Loading...

REKLAMA

PARTNER

Maqedoni
10°
19°
Fri
17°
Sat
13°
Sun

ARKIVI I LAJMEVE