Zaev: Punuam mjaftueshëm, nesër presim rekomandim të pastër nga KE

Zaev: Punuam mjaftueshëm, nesër presim rekomandim të pastër nga KE

Maqedonia meriton të marrë rekomandim pozitiv të pastër nga ana e BE-së, vlerëson kryeministri i vendit, Zoran Zaev. Një ditë para publikimit të progres-raportit nga ana e Komisionit Europian, kryeministri Zaev thotë se është punuar mjaftueshëm në drejtim të implementimit të reformave, ndërsa një raport pozitiv nga ana e KE-së për Maqedoninë do të jetë një inkurajim shtesë për qeverinë e Maqedonisë që të vazhdojë me procesin e reformave në vend.

“Fjalët në atë rekomandim janë të rëndësishme për ne, për shkak se rekomandimi për ne do të jetë inkurajues, apo nga ana tjetër dekurajues. Është e rëndësishme edhe për qytetarët, por edhe për të gjithë ata që janë të përfshirë në proceset reformuese. Pas këtij rekomandimi, Maqedonia vazhdon me reformat dhe me të vërtetë nëse vërtetohet ajo që është punuar, presim që të marrim rekomandim të pastër kristal. Besoj se rekomandimin do ta marrim me meritë dhe ajo do të jetë për ne një motiv shtesë për të vazhduar më tej me reformat”,- deklaroi kryeministri, Zoran Zaev.

ZAEV: NUK DO TË KETË TAKIM LIDERËSH PËR EMRIN,  DIMITROV DO TË NJOFTOJË MICKOVSKIN DHE IVANOVIN

Sa i përket çështjes së emrit, Zaev theksoi se ekzistojnë dallime, por ka përparim në bisedimet. Ai informoi se nuk do të ketë takim të liderëve për shkak se nuk ka pasur ndonjë hap të veçantë në procesin e negociatave, por do të ketë vetëm takime të ministrit të jashtëm, Nikolla Dimitrov, me kreun e opozitës, Hristijan Mickovskin, dhe kryetarin e vendit, Gjorgje Ivanovin, ku do t’i informojë ata në lidhje me procesin e bisedimeve.

Gjithsesi se nuk janë zgjidhur të gjitha çështjet, por e mira e parë është se qytetarët e të dy vendeve janë përafërsisht të drejtuar. E mira e dytë është se asnjëherë nuk ka pasur kushte më të mira për procesin e negociatave, as edhe nuk ka pasur qartësi apo siguri më të madhe për zgjidhje të këtij problemi. Unë vetëm apeloj se duhet që të vazhdojmë në mënyrë të përkushtuar me një kujdes për pozicionet e palës tjetër, pikërisht ne të kujdesemi për palën greke, ndërsa ata të kenë kujdes për anën tonë, që të mundemi deri në fund të bëjmë gjithçka me gjithë mençurinë dhe kreativitetin që kemi, që të ndahemi të kënaqur të dyja palët”,- theksoi kryeministri, Zoran Zaev.

Kryeministri Zaev apeloi edhe një herë deri te presidenti Ivanov që ta nënshkruajë Ligjin për gjuhët. Nëse ky ligj hyn në fuqi, të gjithë do të shohim se nuk ka asnjë dhimbje në të, por do të heq ngarkesën e një barre që ekziston në shtet nga pavarësia e saj në planin ndëretnik, theksoi Zaev.

Ai tha se Ligji është votuar tre herë në Kuvend dhe me mosnënshtrimin e dekretit nga ana e presidentit po degradohet dhe shkatërrohet funksioni i Kuvendit.

Nevrij Ademi
nga Nevrij Ademi Prill 16, 2018 16:18

Publicitet

Moti sot
7°
20°
Wed
21°
Thu
20°
Fri
20°
Sat

ARKIVI I LAJMEVE