Zaev shpreh keqardhje për ikjen e Vesel Memedit

Zaev shpreh keqardhje për ikjen e Vesel Memedit

Kryeministri Zoran Zaev ndjenë keqardhje për daljen e Vesle Memedit nga Qeveria, përcjell FLAKA.

Në Televizonin Klan Maqedoni, kryemnistri sonte foli shkurt për ikjen e RDK-së nga kolaicioni i udhëhequr nga partia e tij në pushtetin qendrorë dhe pa mos dhënë shumë sqarime.

“Më vjen keq që shkoi Vesle Memedi. Unë në koalicion kam parti politike që kanë edhe nga tre e më shumë deputet, por askush nuk hidhërohet. RDK kishte një deputet dhe një ministër mbi dy vite. Unë nuk e lashë pa post ministror, i ofrova Ministrinë pa portofol për investime. Pavarësisht se kush do ta drejtonte atë ministri, kuadër i ri i RDK-së ose ministri i Pushtetit lokal, kjo nuk më pengonte. Ka edhe personalitete tjera që duhet të provohen”, tha kryeministri Zaev.

I pyetur se si i ka raportet me BDI-në, Zaev me përgjigje:

“Me BDI-në kemi raporte shumë të mira. Ka momente kur nuk arrimë pajtim për gjithçka, por jo si partner koalicioni, por mes personave që i kemi emëruar në institucione. Punojmë me njerëz dhe është e natyrshme, ata të mos dakordohen gjithmonë për gjithçka mes veti, por përgjithësisht kemi raporte të mira”, tha Zaev. FLAKA

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka Korrik 11, 2019 22:01
© FLAKA.COM.MK - Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me kushtet e përdorimit.