Zaimina zbulon dietën që nuk e lejoi të shtonte kilogramë gjatë shtatzënisë

Zaimina zbulon dietën që nuk e lejoi të shtonte kilogramë gjatë shtatzënisë

Është treguar mjaft e kujdesshme për të mos publikuar shumë foto gjatë pritjes së ëmbël, tani që i kanë mbetur edhe pak javë derisa të presë në jetë vajzën, Zaimina Vasjari ka vendour të ndajë më shumë momente me miqtë virtualë nga pritja e ëmbël.

Në muajt e parë të shatzënisë, në fotot që publikonte në Instagram, Zaimina i vuri të gjithë në dyshime, aq sa për pak kohë, të gjithë menduan se shtatzënia mund të mos ishte e vërtetë. Me gjithë kujdesin dhe ndonjë manipulim të vogël, këngëtares nuk i binte pothuaj fare në sy barku, madje as ndonjë kilogram i shtuar.

E gjithë kjo gjendje perfekte fizike nuk është për shkak të ndonjë diete gjatë këtyre muajve të ëmbël, por për fat të gjeneve të saj.
Siç shkruan Zaimina në profilin e saj në Instagram, e kanë pyetur shumë për dietënqë ka ndjekur për të qenë në formë, por fatmirësisht, ajo gjithçka e ka falë gjeneve:

“Më kanë pyetur shumë gjatë shtatzënisë lidhur me dietën që kam mbajtur dhe, përveç gjeneve, kam ngrënë shëndetshëm gjatë kësaj periudhe dhe trupi ka shtuar vetëm peshën e vogëlushes. Kështu që duajeni veten vajza”, – shkruan Zaimina në postimin e saj, pas një fotoje nga seti i fundit i shtatzënisë.

Flaka Redaksia
nga Flaka Redaksia Janar 24, 2018 23:46
Loading...

REKLAMA

PARTNER

Maqedoni
13°
19°
Wed
19°
Thu
19°
Fri

ARKIVI I LAJMEVE