Zbulim i papritur mbi hepatitin B

Zbulim i papritur mbi hepatitin B

Virusi hepatiti B ishte i pranishëm në Evropë para shtatë mijë vjetësh, pohojnë shkencëtarët gjermanë.

Materiali gjenetik i këtij virusi është gjetur në eshtrat nga koha e gurit në krahinën gjermane Saksonia-Anhalt, transmeton KosovaPress.

Më shumë se 250 milionë njerëz janë të prekur sot nga hepatiti B, gjë që e bën virusin më të përhapur në botën moderne. Përhapet përmes gjakut ose marrëdhënieve seksuale.

Shkencëtarët nga instituti Max Planck studiuan eshtrat nga Epoka e Gurit dhe Mesjeta. Disa gjetën gjurmë të hepatitit B dhe arritën të rikrijonin gjenomin e tij.

Ka dallime në gjenome nga Epoka e Gurit dhe Mesjeta, dhe këto të fundit janë më afër strukturës së hepatitit modern B. Megjithatë, virusi ka ndryshuar pak gjatë 500 viteve të fundit.

Zbulimi i këtij virusi në eshtra nga koha e gurit është më i vjetri i këtij lloji. Rezultatet janë publikuar në revistën eLIFE.

Flaka Redaksia
nga Flaka Redaksia Maj 15, 2018 23:03
Loading...

Filloi ndërtimi i kompleksit të ri banesor pranë Qendrës Tregtare ETC-Gostivar.Ofrojmë këto tipe banesash:-50m2-82m2-90m2-106m2-116m2-124m2-130m2(Duplex)-220m2Pagesa mundet të bëhet edhe me këste me 0% interes.Kontak telefoni:070215378

Posted by Poli Project ing. on Sunday, August 6, 2017
Chicago Stone Local Media

Our company presentation...

Posted by Chicago Stone LLC on Thursday, December 21, 2017

Gostivar
11°
10°
Wed
13°
Thu
16°
Fri
17°
Sat

ARKIVI I LAJMEVE

Loading...