Zbulohen arkivolet e faraonëve të lashtë

Zbulohen arkivolet e faraonëve të lashtë

Arkeologët ditë më parë zbuluan mbi 20 arkivole të drunjta në qytetin Luxor.

Sipas Ministrisë së Antikitetit Egjiptian ato u gjetën afër rajonit të Theban në brigjet e lumit Nil, përcjell KJ.

Ishin dy shtresa me arkivole të mbivendosur sipër njëra tjetrës madje janë konsideruar si një prej zbulimeve më të rëndësishme për sa i përket historisë dhe kulturës egjiptiane.

Detaje të mëtejshme do të jepen ditën e shtunë në një konferencë ku do të prezantohen arkivolet si gjë zbulimi i një hapësire të lashtë me shtëpi me orendi dhe objekte që i përkisnin dinastisë së 18-të, rreth viteve 1550-1292 përpara lindjes së Krishtit.

Për sa i përket arkivolëve të gjetura afër “Luginës së Mbretërve” i përkasin periudhës së hershme të viteve 664-332 përpara lindjes së Krishtit.

Madje ato dyshohen të jenë arkivole të faraonëve të lashtë si Akhenaton, Tutankhamun dhe Thutmos.

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka Tetor 18, 2019 23:00

HAPËSIRË E SPONSORIZUAR

Loading...

© FLAKA.COM.MK - Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me kushtet e përdorimit.

REKLAMA