Zbulohen kërcënuesit e Zaevit

Zbulohen kërcënuesit e Zaevit

Fotografitë dhe postimet që do të publikohen në rrjetet sociale do të mund të shfrytëzohen si dëshmi në procedurat gjyqësore në Maqedoni. Gjithë dëshmitë që do të merren në mënyrë ligjore – do të mund të nxirren para gjykatës dhe mbi ato do  të merren vendime gjyqësore. Kërcënimet drejtuar kryeministrit Zaev, siç informojnë nga MPB, nga muaji i kaluar është tashmë një tjetër vepër penale për të cilën Sektori për krim kompjuterik pranë MPB ka përgatitur edhe raport deri tek Prokuroria Publike. MPB punon në mbi tridhjetë raste ku përmes rrjeteve sociale bartësit e funksioneve publike në Maqedoni ju kërcënohet jeta si dhe raste ku janë keqpërdorur të dhënat e tyre personale. Gjashtë prej këtyre rasteve ka të bëjë me kanosjet drejtuar kryeministrit Zaev.

Nga MPB theksojnë se tashmë është zbuluar personi që ka kërcënuar kryeministrin Zaev dhe ka cenuar jetën e tij përmes Facebook edhe atë në koordinim me Sektorin për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor, me rrjetin social “Facebook”, si dhe me Interpolin e Zvicrës dhe një internet provajder nga i njëjti shtet. Pas dokumentimit të plot të rastit kundër të dyshuarit do të parashtrohet kallëzim penal në kompetencë të Prokurorisë Publike.

Ministria e Brendshme gjithashtu informon se në të njëjtën mënyrë veprojnë mbi të gjitha kërkesat e paraqitura për kërcënime për rrezikimin e sigurisë  të të gjithë qytetarëve. Nga Prokuroria Publike e Maqedonisë konfirmuan se screenshotet, si dhe postet e rrjeteve sociale, mund të përdoren në procedurat gjyqësore, nëse ato janë marrë në mënyrë të ligjshme. Publikimet monitorohen dhe analizohen dhe nëse Prokuroria Publike përcakton se ka elementë të një vepre penale do të reagojë sipas detyrës zyrtare.  Në praktikën e deritanishme në Maqedoni ka pasur raste ku fotografitë “screenshot” dhe statuset në rrjetet sociale janë përdorur si dëshmi në procedurat penale.

Kështu, vitin e kaluar, Gjykata Penale në Shkup e shpall fajtor E.A. për shkak të një fyerje ndaj presidentit turk Rexhep Taip Erdogan në Facebook. Gjykata dënoi EA, me shtetësi maqedonase dhe turke, me një gjobë prej 24,600 denarësh (400 euro) në procesin që u hap pas një padie penale nga ambasadori turk në vend, Tulin Erkal Kara. Pas vendimit të Gjykatës u deklarua se në nëntor të vitit 2016, i pandehuri “botoi deklarata ironike dhe dërgoi fyerje drejtuesit të një vendi të huaj përmes profilit të tij në Facebook”. Nëse E.A. nuk paguan gjobë, ai do të duhet të vuajë dënimin me burg.

Nga Prokuroria Publike e Republikës së Maqedonisë gjithashtu tregojnë për rastin që zyra e prokurorit merret me publikimin e një rrjeti social në të cilin përdoret një fjalë vulgare për pjesëtarët e minoritetit rom. Sa i përket fyerjes, PPRM thekson se kjo është e rregulluar me Ligjin për përgjegjësinë civile për ofendim dhe shpifje dhe nuk bën pjesë në krime që ndiqen penalisht. Prandaj, Prokuroria Publike, në pajtim me rregulloret ligjore, nuk ka kompetencë të veprojë në rastet kur ka një ofendim apo shpifje. (koha.mk)

Flaka Redaksia
nga Flaka Redaksia Mars 12, 2018 20:48
Loading...

Filloi ndërtimi i kompleksit të ri banesor pranë Qendrës Tregtare ETC-Gostivar.Ofrojmë këto tipe banesash:-50m2-82m2-90m2-106m2-116m2-124m2-130m2(Duplex)-220m2Pagesa mundet të bëhet edhe me këste me 0% interes.Kontak telefoni:070215378

Posted by Poli Project ing. on Sunday, August 6, 2017
Chicago Stone Local Media

Our company presentation...

Posted by Chicago Stone LLC on Thursday, December 21, 2017

Gostivar
14°
10°
Wed
13°
Thu
16°
Fri
17°
Sat

ARKIVI I LAJMEVE

Loading...