Zbuloi tradhtinë e partnerit, ia nxori në shitje video-lojën e shtrenjtë për vetëm tri euro

Zbuloi tradhtinë e partnerit, ia nxori në shitje video-lojën e shtrenjtë për vetëm tri euro

Georgia Jackson nga Northumberland e Anglisë, ka nxjerrë në shitje përmes internetit, konsolën e video-lojës së shtrenjtë, Xbox One bashkë me dëgjueset dhe katër lojëra, për vetëm tri euro.

Vendimin e pazakontë, 24-vjeçarja e kishte ndërmarrë, kur kuptoi se partneri e kishte tradhtuar me një tjetër.

“Sapo kuptova se ai ishte me një tjetër, andaj po e shes krenarinë e tij, nën çdo çmim. Do e falja, por më duhet për një thikë të re kuzhine, sepse të vjetrën, sapo e nxora prej gomave të veturës së tij” ka shkruar Jackson, duke e përfunduar me një emoji të buzëqeshur.

Reklama për shitjen e video-lojës

Reklamimi që bëri në një llogari në Facebook, ku gjërat shiten në ofertën e parë, është shpërndarë më se 25 mijë herë.

Derisa është pyetur për vendimin, ajo ka thënë se ‘sa herë që mendoja se mund të më lëndonte, do t’i hakmerresha duke ia thyer Xboxin, ndërsa ky më duket vendim edhe më i rëndë’.

Mësohet se ajo ka mbetur shumë e lënduar, kur zbuloi se ai kishte qenë edhe me tjera gjatë lidhjes së tyre katërvjeçare.

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka Janar 21, 2019 09:19

© FLAKA.COM.MK - Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me kushtet e përdorimit.