Zëdhënësi qeveritar: Propozimet e Nimicit, s’janë tonat

Zëdhënësi qeveritar: Propozimet e Nimicit, s’janë tonat

Punët për zgjidhjen e problemit me emrin shkojnë me dinamikën e parashikuar, ndërsa optimizmi është në nivel edhe më të lartë. Dëshirojmë që problemi të zgjidhet sa më shpejt dhe me dinjitet, ndërsa zgjidhja të jetë e pranueshme për të dy palët, porositi sot zëdhënësi i Qeverisë, Mile Boshnjakovski.

“Negociatat shkojnë ekskluzivisht përmes ndërmjetësuesit Methju Nimic dhe KB-së. Gjithçka që bisedojnë ministrat Dimitrov dhe Koxias dhe gjithçka që është në drejtim që t’i afrojë qëndrimet që të merremi vesh shkon përmes filtrit të ndërmjetësuesit Nimic dhe do të jetë në tryezë e vendosur ekskluzivisht përmes Methju Nimicit”, tha Boshnjakovski në përgjigjen e pyetjes së gazetarëve në konferencën e sotme për shtyp në Qeveri.

Ai potencoi se Qeveria di se çka bën, e di ku shkon dhe e di se çka dëshiron të bëjë për qytetarët.

“Optimizmi për zgjidhjen e problemit me emrin ende është në nivel të lartë. Ne nuk negociojmë përmes mediave dhe nuk dërgojmë porosi përmes mediave, por japim ekskluzivisht drejtime se qëndrimet e dy palëve janë afruar, në tryezë ekziston dokument në bazë të të cilit negociohet. Qartë është se vendimi si mund të jetë, por nuk përjashtojmë asgjë derisa zgjasin negociatat dhe çdoherë kur kemi informatë me interes të qytetarëve, publikisht e kumtojmë”, tha Boshnjakovski.

“Kryeministri në intervistë i përsëriti propozimet e ndërmjetësuesit Nimic, të cilat veçmë janë të njohura në opinion dhe të cilat në vete përmbajnë përcaktim gjeografik. Ato nuk janë propozime të Republikës së Maqedonisë, por janë në pakon e propozimeve të cilat i ka propozuar Methju Nimic deri te Republika e Maqedonisë dhe Republika e Greqisë”, sqaroi Boshnjakovski.

Ai theksoi se kryeministri Zaev në asnjë moment nuk ka përmendur se mund të vijojë ndryshim i vogël në Kushtetutë  dhe se nuk bëhet fjalë për kërkim të zgjidhjes me të cilën duhet të ndryshohet Kushtetuta.

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka Shkurt 28, 2018 14:32

PUBLICI8

Sondazhi

Vlerësimi juaj për vitin 2018 ?
Maqedoni
1°
-0°
Fri
3°
Sat
5°
Sun

ARKIVI I LAJMEVE