Zeka: Nëse PAN dështon, pse mos ta formojë Vetëvendosja qeverinë

Zeka: Nëse PAN dështon, pse mos ta formojë Vetëvendosja qeverinë

Deputeti i zgjedhur nga radhët e Nisma-s, Milaim Zeka ka thënë se nëse PAN dështon me formimin e qeverisë, mundësia e dytë i takon Lëvizjes Vetëvendosje.

Ai thotë se si mandatar i dytë, moralisht i takon Albin Kurtit që ta formojë qeverinë.

Ai ka shkruar ‘pse të mos formohet qeveria me VV, pse të mos thyhet bllokada qeverisëse qe tri vite’.

Ja shkrimi i plotë në Facebook:

‘Te gjithe po flasim me nese. Nese Ramushi e formon qeverine, nese nuk e formon.

Juridikisht, edhe une mundem me qene mandatar i dyte, nese shkoje tek presidenti me 61 nenshkrime. Mirepo moralisht, kjo e drejte i takon Albin Kurtit dhe VV, prandaj nuk di se çka ka te paçarte ne kete rast.

Nese PAN-ni nuk mundet, e VV po, pse te mos bahet qeveria? Pse te mos thyhet bllokada qeverisese qe tri vite?! Ma mire nje qeveri e keqe, se sa te mos kemi fare qeveri?!!!’

Abedin Bilalli
nga Abedin Bilalli Korrik 14, 2017 22:40

#deklarim

MARKETING

NA NDIQNI NE FACEBOOK

ARKIVI I LAJMEVE

Moti sot
14°