Zekiri: Ne nuk mbrojmë askënd në rastin “Reket”, kushdo që është i përfshirë do të përgjigjet

Zekiri: Ne nuk mbrojmë askënd në rastin “Reket”, kushdo që është i përfshirë do të përgjigjet

Ligjvënësi i LSDM-së, Muhamed Zekiri tha sonte në “24 Analiza” në Tv24, ku ishte i ftuar së bashku me ligjvënësin e VMRO-DPMNE-së, Ilija Dimovski se qeveria nuk ka ndërmend të mbrojë askënd në çështjen “Reket”, përcjell FLAKA.

“Ne nuk mbrojmë askënd, ne e kemi thënë atë publikisht, as nuk do të mbrojmë dhe as nuk kemi ndërmend të mbrojmë. Nëse dikush, kushdo që të jetë, do të përgjigjet. Kushdo që është i përfshirë duhet të përgjigjet”, tha Zekiri.

Zekiri theksoi se nëse LSDM do të kishte ndikuar në gjyqësor, të gjithë në VMRO-DPMNE do të ishin arrestuar.

I pyetur nëse ka fotografi me Bojan Jovanovski, Zekiri u përgjigj – absolutisht jo. FLAKA

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka Shtator 19, 2019 22:15

HAPËSIRË E SPONSORIZUAR
Loading...

© FLAKA.COM.MK - Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me kushtet e përdorimit.

REKLAMA

PARTNER