Zekiri tregon se cilat parti shqiptare duhet të bëjnë koalicion që ta mundin BDI-në

Zekiri tregon se cilat parti shqiptare duhet të bëjnë koalicion që ta mundin BDI-në

Muhamed Zekiri, deputeti shqiptar i LSDM-së tha se partia e tij është e hapur për koalicione parazgjedhore me partitë shqiptare, duke përjashtuar BDI-në nga çdo mundësi bashkëpunimi.

Sipas tij, Aleanca për Shqiptarët dhe Besa mund të jenë formula e duhur për të fituar BDI-në dhe për të sjell risi në qeverinë e ardhshme të Maqedonisë së Veriut.

Ai madje e ka ndërlidhur situatën në Maqedoni të Veriut me atë në Kosovë, duke thënë se sikurse në Kosovë që partitë e dala nga lufta kanë rënë nga pushteti, e njëjta pritet të ndodhë edhe në Maqedoni, duke aluduar në humbjen e BDI-së.

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka Nëntor 12, 2019 23:07

HAPËSIRË E SPONSORIZUAR

Loading...

© FLAKA.COM.MK - Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me kushtet e përdorimit.