Zekiri: VMRO-DPMNE dëshiron prokuror që do ti falë kriminelët, kjo është e papranueshme

Zekiri: VMRO-DPMNE dëshiron prokuror që do ti falë kriminelët, kjo është e papranueshme

Kur të gjendet një zgjidhje e përbashkët, atëherë do të kemi një marrëveshje për Prokurorinë e re Publike. Bisedimet nuk kanë mbaruar ende, qëllimi është të arrihet një marrëveshje në interes të drejtësisë, tha nënkryetari i LSDM-së, Muhamed Zeqiri dhe deputet i Parlamentit të RMV në TV 24, përcjell FLAKA.

Zekiri theksoi se LSDM është e gatshme që opozita të propozojë një prokuror të ri i cili do të ketë besueshmërinë për të ndjekur kriminelët dhe për të pastruar të gjitha çështjet e hapura.

“Por, VMRO-DPMNE po kërkon një prokuror që do të falë kriminelët dhe kriminelët e ish-udhëheqjes së VMRO-DPMNE-së, gjë që është plotësisht e papranueshme”, tha Zekiri.

Nënkryetari Zeqiri hodhi poshtë pretendimet e deputetit Ilija Dimovski të VMRO-DPMNE, me të cilin janë bashkë në debat, se gjyqtarët janë të ndikuar nga LSDM-ja, duke theksuar se sot po ndërtohet një sistem i pavarur gjyqësor dhe se LSDM nuk ka kontroll mbi gjyqtarët dhe gjyqësorin në vend. FLAKA

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka Shtator 19, 2019 22:32

HAPËSIRË E SPONSORIZUAR
Loading...

© FLAKA.COM.MK - Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me kushtet e përdorimit.

REKLAMA