Zëvendës Ministri i financave Shiret Elezi vizite pune në Nju Jork

Zëvendës Ministri i financave Shiret Elezi vizite pune në Nju Jork

Zëvendës Ministri i financave Shiret Elezi është pjesmarrëse në Konferencën e Parë Botërore të Platformës për Bashkëpunim mbi Tatimet – Tatimet dhe Objektivat e Zhvillimit të Qëndrueshëm në Nju Jork

13 shkurt 2018, SHBA – Zëvendës Ministri i financave Shiret Elezi merr pjesë në Konferencën e Parë Globale e Platformës për Bashkëpunim mbi Tatimet – Tatimet dhe Objektivat e Zhvillimit të Qëndrueshëm që mbahet në  Nju Jork, SHBA, dhe  që organizohet nga Kombet e Bashkuara, Banka Botërore, Fondi Monetar Ndërkombëtar dhe Organizata për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik (OECD).

Platforma për Bashkëpunimin mbi Tatimin do të mbajë Konferencën e Parë Botërore më 14-16 Shkurt, 2018 në Selinë e Kombeve të Bashkuara në Nju Jork. Konferenca do të fokusohet në drejtimet kryesore për politikën dhe administrimin e taksave të nevojshme për të përmbushur Objektivat e Zhvillimit të Qëndrueshëm (SDGs).

Në konferencë marrin pjesë Ministrit e financave nga e gjithë Bota, dhe përfaqësues të lartë politik.

Në konferencë, pjesëmarrësit do të flasin për rolin e tatimeve për rritje të qëndrueshme ekonomik, investime dhe tregti, dimenzioni social i tatimeve (varfëria, pabarazia dhe zhvillimi njerëzor), zhvillimi i kapacitetit tatimorë dhe bashkëpunimi tatimorë.

Një nga objektivat e konferencës ndër të tjerat është që të ju ofrojë pjesëmarësve udhëzime se si mund ti përmisojnë efektet tatimore në vendet e tyre dhe të arihet zhvillim i qendrueshëm.

 

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka Shkurt 13, 2018 12:21
Loading...

REKLAMA

PARTNER

Maqedoni
13°
19°
Wed
19°
Thu
19°
Fri

ARKIVI I LAJMEVE