Zëvendëskryeministri Angjushev dhe ministrat Carovska dhe Ademi e përfunduan vizitën në Zvicër

Zëvendëskryeministri Angjushev dhe ministrat Carovska dhe Ademi e përfunduan vizitën në Zvicër

Zëvendëskryeministri përgjegjës për Çështje Ekonomike Koço Angjushev, ministrja e Punës dhe Politikës Sociale Milla Carovska dhe ministri i Arsimit dhe Shkencës Arbër Ademi, në ditën e dytë të vizitës së punës në Bern, në lidhje me përvojat zvicerane për arsim profesional dhe trajnim, realizuan vizitë në Universitetin e Shkencave të Zbatuara dhe u takuan me udhëheqësinë e shkollës për trajnim për nevojat e industrisë.

Delegacioni qeveritar, siç informojnë nga Kabineti i zëvendëskryeministrit Angjushev, e përfundoi vizitën në Zvicër me takimin me sekretaren shtetërore për Arsim, Hulumtim dhe Inovacione Martina Hirajama me të cilën biseduan për mundësitë për bashkëpunim të mëtutjeshëm në drejtim të mbështetjes për zbatimin e arsimit dual në sistemin arsimor në Maqedoninë e Veriut.

“Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut zbaton reforma në të gjitha sferat përfshirë edhe në avancimin e procesit arsimor. Ky është detyrimi ynë, jo vetëm për përmbushjen e kritereve në BE dhe NATO, por edhe obligim drejtë qytetarëve tanë për jetë më të mirë të të gjithëve. Modelin e arsimit dual, i cili për momentin zbatohet si pilot projekt, synojmë ta zbatojmë në arsimin e mesëm profesional, që të krijojmë kuadro të trajnuara mire dhe profesional për nevojat e industrisë, por edhe të sigurojmë vende pune cilësore dhe të paguara mirë për të rinjtë”, potencoi zëvendëskryeministri Angjushev.

Ministri i Arsimit theksoi se arsimi është kyç në zhvillimin e personalitetit dhe theksoi se Qeveria investon punë dhe punon me përkushtim në avancimin e arsimit në të gjitha nivelet.

“Investojmë shumë kohë, mjete dhe përpjekje për avancimin e të gjitha sferave në procesin arsimor dhe në këtë mënyrë investojmë në të ardhmen tonë. Qëllimi ynë është që të bëjmë arsim cilësor duke filluar që nga shkolla fillore e deri në arsimin e lartë, nxënësit të arrijnë vlera të vërteta, por edhe dituri dhe aftësi të cilat do t’iu duhen më vonë gjatë jetës së tyre. Procesi arsimor veçanërisht në arsimin e mesëm duhet të bart ndryshime, para së gjithash me rritjen e punës praktike gjatë shkollimit”, theksoi Ademi.

Carovska, u falënderua për shkëmbimin e çmueshëm të përvojave në zhvillimin e shërbimeve sociale si mbështetje e zbatimit të reformës sociale.

“Pikërisht me reformën punojmë në uljen e varfërisë së fëmijëve dhe me shtesën fëmijërore dhe arsimore iu mundësojmë fëmijëve që të kenë fillim të njëjtë në jetë. Qëllimi ynë është që sa më shumë fëmijë të përfshihen në arsimin parashkollor, sepse zhvillimi i hershëm fëmijëror është baza për procesin e mëtutjeshëm arsimor. Investojmë fuqishëm në kopshtet dhe i përforcojmë kapacitetet e tyre, ndërsa me këtë investojmë edhe në të ardhmen e shtetit”, theksoi Carovska.

Sekretarja shtetërore për Arsim dhe Inovacione Martina Hirajama e theksoi vullnetin e Qeverisë zvicerane për mbështetje të reformave të cilat zbatohen në Republikën e Maqedonisë së Veriut, me çka ka theksuar se të dyja vendet kanë bashkëpunim të shkëlqyer dhe se ai do të vazhdojë që të zhvillohet në drejtim pozitiv.

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka Shtator 19, 2019 21:31

HAPËSIRË E SPONSORIZUAR
Loading...

© FLAKA.COM.MK - Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me kushtet e përdorimit.

REKLAMA