Zgjedhjet lokale 2019, Duka fitoi në Dibër, balotazh në Ohër e Novo Sellë

Zgjedhjet lokale 2019, Duka fitoi në Dibër, balotazh në Ohër e Novo Sellë

Në zgjedhjet e jashtëzakonshme të 21 prillit, Dibra zgjodhi kryetarin e ri të komunës, por Ohri dhe Novo Sella shkojnë në balotazh më 5 maj. Kandidati i BDI-së, Hekuran Duka, fitoi mbi 50% të votave në Dibër, në Ohër në balotazh shkojnë kandidatët e LSDM-së dhe VMRO-së që morën më shumë vota se kandidatët e tjerë në garë, në Novo Sellë të njëjtët kandidatë do të garojnë sërish, pasi asnjëri prej tyre nuk fitoi mbi 50% të votave në rrethin e parë.

Për BDI-në fitorja e Dukës ishte e pashmangshme, Aleanca për Shqiptarët e pranoi humbjen, por akuzoi pushtetin ekzekutiv se nuk bëri ndarjen mes qeverisjes dhe interesave partiake.

“Dibra dhe dibranët edhe më tej vazhdojnë të mbeten një bastion i fuqishëm dhe një qendër e fuqishme e BDI-së dhe të Ali Ahmetit. Dibra dhe dibranët sot tregojnë një pjekuri të lartë, një qytetari të lartë dhe jo vetëm sot dhe gjatë gjithë fushatës zgjedhore, por kjo fushatë u kurorëzuara me fitoren e dr. Hekuran Dukës”,- tha zëdhënësi i shtabit qendror zgjedhor të BDI-së, Arbër Ademi.

“Humbëm diku me 250 vota në komunën e Dibrës dhe shfrytëzoj rastin që t’i përgëzoj dibranët të cilët kanë qenë nën presion të paparë gjatë gjithë fushatës. Keni parasysh se ministrat e kabinetit të qeverisë të cilët gjatë gjithë fushatën kanë qenë prezentë në Dibër, duke bërë thirrje që qeveria t’i qëndrojë mbrapa kandidaturës së Hekuran Dukës dhe kjo është në kundërshtim total ndaj rekomandimeve të PRIBE-së, rekomandime të cilat aq shumë kanë qenë të thirret qeveria e re që kërkon që të ndahet pushteti nga partitë politike”,- u shpreh kryetari i ASh-së, Ziadin Sela.

Në rrethin e dytë në Ohër forcat do t’i masin kandidati i LSDM-së, Konstatin Gergievski dhe Mitre Milloshevski nga VMRO-DPMNE, ndërsa në Novo Sellë Nikollçe Sotillkov nga VMRO-DPMNE dhe Nikolla Andonov nga LSDM.

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka Prill 22, 2019 19:09
© FLAKA.COM.MK - Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me kushtet e përdorimit.