Zgjedhjet në Kosovë, Selimi: Formimi i qeverisë së re, mund të jetë sfidues

Zgjedhjet në Kosovë, Selimi: Formimi i qeverisë së re, mund të jetë sfidues

Zgjedhjet në Republikën e Kosovës po shihen me interesim të lartë edhe nga analistët politik në Republikën e Maqedonisë së Veriut. Analisti Sefer Selimi, vlerëson që rezultati nga këto zgjedhje pritet të jetë i ngushtë, madje parashikon që formimi i qeverisë mund të jetë sfidues, duke u nisur nga përvojat e së kaluarës. 

“Sipas sondazheve paraprake, rezultati pritet të jetë i ngushtë dhe duke u nisur nga historitë paraprake formimi i qeverisë së re mund të jetë sërish sfidues. Edhe pse opozita e udhëhequr nga LDK dhe VV mund të dalin fituese, problemi do të qëndroj nese do të mund të ndertojnë koalicion qeverisës”, deklaroi për Agjencinë e Lajmeve Flaka, analisti politik, Sefer Selimi 

Edhe analisti Zudi Xhelili në një prononcim për Agjencinë e Lajmeve Flaka beson që nga këto zgjedhje priten rezultate të ngushta mes 3 partive me të mëdha në Kosovë.  Sipas tij, pritet që LVV, LDK dhe PDK të jenë në garë të ngusht.

“Kjo radhitje njëkohësisht do të sjellë   ndryshime të medha në formimin e qeverisë së ardhëshme në Kosovë. Besoj që çdo ndryshim do të jetë për të  mirën e të gjithë qytetarëve të Kosovës dhe në të mirën e të gjithë shqiptarëve në përgjithësi”, thotë për Flaka, analisti Xhelili. 

Të drejtë vote në zgjedhjet e 6 sotme në Kosovë kanë saktësisht 1 milion e 937 mijë e 869 votues. Flaka

LEXO:

Çka thonë analistët politik nga Maqedonia e Veriut për zgjedhjet në Kosovë ?

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka Tetor 6, 2019 15:10

HAPËSIRË E SPONSORIZUAR
Loading...

© FLAKA.COM.MK - Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me kushtet e përdorimit.

REKLAMA