ZGJEDHJET NË OHËR, DIBËR DHE NOVOSELLË, PARTITË GATI ME KANDIDATËT (VIDEO)

ZGJEDHJET NË OHËR, DIBËR DHE NOVOSELLË, PARTITË GATI ME KANDIDATËT (VIDEO)

LSDM, VMRO-DPMNE dhe Aleanca për Shqiptarët janë partitë e vetme të cilat tanimë kanë caktuar kandidatët e mundshëm për kryetarë në komunat e Ohrit, Novo Sellës dhe Dibrës. LSDM sonte në Konventën partiake në Ohër do të publikojë edhe zyrtarisht kandidatët që do të garojnë në zgjedhjet lokale në Ohër dhe Novo Sellë, ndërsa jozyrtarisht mësohet se në Dibër ende nuk kanë vendosur nëse do të garojnë ose do të mbështesin ndonjë kandidat të partnerëve të koalicionit. Të nominuar deri me tani por edhe me më shumë gjasa për të marë edhe kandidaturën zyrtare nga LSDM janë Kostantin Gjorgjievski për Komunën e Ohrit dhe Nikolla Andonov për Komunën e Novo Sellës. Gjorgjievski aktualisht është ushtrues detyre krytarë i Komunës së Ohrit, ndërsa me profesion është mjek.

Ndërkaq, Nikolla Andonov është afarist i njohur në këtë rajon, ndërsa në krye të Komunës së Novo Sellës ka qenë edhe gjatë mandatit 2005-2009. Pas konventës së sontme pritet që nesër edhe zyrtarisht LSDM të njoftojë se si do të veprojë në Komunën e Dibrës e cila shihet si komunë e më shumë interes për partitë shqiptare. Në këtë komunë der më tani kandidaturën e ka zyrtarizuar vetëm Aleanca për Shqiptarët, e cila ka vendosur garojë me Arben Agollin. Me profesion mjek, Agolli ishte kandidat i Aleancës për Shqiptarët edhe në zgjedhjet lokale të vitit 2017. Nga kjo parti kanë lënë të hapur edhe mundësinë për koalicione.

Aleanca për Shqiptarët sot në Dibër ka mbledhur Kuvendin qëndror ku përveç zyrtarizimit të kandidaturës për zgjedhjet e parakohshme lokale, ka diskutuar edhe për situatën politike në vend, zgjedhjet presidenciale, ndryshimet statutare dhe kooptimin e anëtarëve të ri të Kuvendit. Nga BDI dhe nga partia Alternativa ende nuk kanë njoftuar zyrtarisht se me cilët kandidat do të garojnë në zgjedhjet e parakohshme në Dibër të cilat mbahen pasi ndërroi jetë kryetari i deritanishëm Ruzhdi Lata. VMRO-DPMNE që nga java e kaluar publikoi emrat e kandidatëve të cilët do të garojnë për kryetarë në Komunën e Ohrit dhe Novo Sellës, ndërsa kjo parti nuk ka nxjerë kandidat në DIbër dhe as nuk ka njoftuar nëse do të mbështesë ndonjë kandidat të partive të tjera. Arben Zeqiri /SHENJA/

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka Mars 17, 2019 16:38

HAPËSIRË E SPONSORIZUAR

Loading...

© FLAKA.COM.MK - Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me kushtet e përdorimit.