Zgjedhjet presidenciale, ASHMAA: Nuk ka shkelje në raportimet mediatike

Zgjedhjet presidenciale, ASHMAA: Nuk ka shkelje në raportimet mediatike

Agjencia për Shërbime Mediatike audio dhe Audiovizuale nuk ka konstatuar shkelje të dispozitave të Kodit Zgjedhor gjatë monitorimit të parë të raportimit mediatik të servisit pulik dhe 11 televizioneve, për periudhën 9 shkurt – 6 mars.

“Rezultatet e monitorimit treguan se në këtë periudhë nuk janë konstatuar shkelje të dispozitave të Kodit Zgjedhor”,- thuhet në raport.

Nuk është cilësuar si shkelje as paraqitja e gazetares së TVM1 si udhëheqëse e Konferencës së 18 të Unionit të grave të VMRO-DPMNE-së, por megjithatë AASHAV përkujton servisin publik që në mënyrë strikte të respektohet dispozita ligjore, sipas së cilës redaktorët, gazetarët, udhëheqësit dhe moderatorët në programet televizive dhe në radio nuk guxojnë njëkohësisht të marrin pjesë edhe në aktivitetet parazgjedhore të partive politike. Raporti gjithsesi tregon se shpesh ka paqartësi në dallimin mes Qeverisë dhe partive qeverisëse, se ekziston përzierje e asaj që është në kompetencë të partisë dhe atij që është organ shtetëror ose bartës i funksionit.

TVM2 i është përmbajtur në edicionet informative prezantimit të të gjithë kandidatëve në garën presidenciale, duke i dhënë hapësirë edhe mendimit të ekspertëve dhe politikologëve. Gjithashtu rregullisht është informuar edhe për punën e KShZ-së dhe Komisionit anti-korrupsion|,- thuhet në raport.

Televizioni Kombëtar i ka plotësuar edhe obligimet ligjore për sigurimin e informimit edhe për personat me pengesa në dëgjim, si dhe të emetojë debate dhe informata nga Komisioni Shtetëror Zgjedhor për procesin zgjedhor. Informata për personat me pengesa në dëgjim ka siguruar edhe televizioni 24 Lajme. (Tvm2)

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka Mars 14, 2019 19:11
Loading...

ARKIVI I LAJMEVE