Zgjerimi i Qeverisë- java e ardhshme vendimtare

Zgjerimi i Qeverisë- java e ardhshme vendimtare

Mospajtimet në prapaskenë mes LSDM-së dhe BDI-së për zgjerimin e Qeverisë duket që kanë marrë fund në favor të qëndrimit të kreut të LSDM-së dhe kryeministrit Zaev që, përveç përfshirjes së PDSH-së në Qeveri, qëndrim që e ka mbajtur BDI deri më tani, të përfshihen edhe dy Lëvizjet BESA, shkruan gazeta KOHA. Sipas informatave jozyrtare, kompromisi ka ardhur në drejtim të asaj që BDI të lëshoj një ministri të saj për PDSH-në, ndërsa a do të jetë ajo pa resor që mbulon investimet e huaja apo ministria e Ekonomisë, kjo do të zgjidhet në fund mes këtyre dy partive.

Nga ana tjetër, sipas asaj që ka pranuar BDI-LSDM, mundet t’i ofrojë post ministri cilës të dojë nga dy Lëvizjet BESA. Sa i përket eshalonit të dytë dhe të tretë, ato që ka pasur Aleanca për Shqiptarët apo edhe më shumë poste drejtuese, të ndahen mes tre partive shqiptare: PDSH dhe dy BESAVE. Po sipas këtyre informatave, Zaev ka arritur të bind liderin e BDI-së, Ali Ahmeti se vetëm dy votat e PDSH-së nuk premtojnë stabilitet afatgjatë sa i përket përkrahjes së Qeverisë.

Sipas informatave pritet që kësaj jave të ketë ndonjë qëndrim konkret nga ana e PDSH-së në krye me Menduh Thaçin (qoftë edhe me një pres konferencë), ndërsa nga java e ardhshme edhe bashkëngjitja eventuale e kësaj partie koalicionit qeverisës, transmeton Medial.mk.

 

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka Prill 16, 2018 11:32
Loading...

Filloi ndërtimi i kompleksit të ri banesor pranë Qendrës Tregtare ETC-Gostivar.Ofrojmë këto tipe banesash:-50m2-82m2-90m2-106m2-116m2-124m2-130m2(Duplex)-220m2Pagesa mundet të bëhet edhe me këste me 0% interes.Kontak telefoni:070215378

Posted by Poli Project ing. on Sunday, August 6, 2017
Chicago Stone Local Media

Our company presentation...

Posted by Chicago Stone LLC on Thursday, December 21, 2017

Gostivar
6°
13°
Thu
16°
Fri
17°
Sat
11°
Sun

ARKIVI I LAJMEVE

Loading...