Zgjerohet bashkëpunimi ndërinstitucional, Qendra për arsim profesional, Inspektorati i arsimit, këshilltarë e inspektorë do të bëjnë kontrolle në shkolla

Zgjerohet bashkëpunimi ndërinstitucional, Qendra për arsim profesional, Inspektorati i arsimit, këshilltarë e inspektorë do të bëjnë kontrolle në shkolla

Inspektorati shtetëror i Arsimit dhe Qendra për arsim profesional nënshkruan memorandum për thellimin e bashkëpunimit ndërinstitucional. Qendra për arsim profesional i përsos programet, planet mësimore dhe realizon trajnime për realizim, por e tërë kjo punë duhet të ndiqet.

Ndërkohë, Inspektorati shtetëror i Arsimit bën evaluim dhe kontroll se deri në çfarë shkalle realizohen këto punë. Bashkëpunimi në këtë sferë do të zgjerohet, theksojnë përfaqësuesit e këtyre institucioneve. Këshilltarët nga Qendra për arsim profesional të inkuadrohen së bashku me inspektorët, që të kontrollohet situata në shkolla sa i përket realizimit të plan-programeve mësimore.

“Në disa shkolla profesionale kemi resurse të pakta jo sa i përket kuadrove, por materialeve për punë. Shpresoj se në të ardhmen do të ketë ndërlidhje më të fuqishme të shkollave me ekonominë, që nxënësit të cilët aftësohen për profilet profesionale të munden sa më lehtë të integrohen në tregun e punës”- u shpreh drejtori i Inspektoratit Shtetëror të Arsimit, Tome Spirovski.

“Kemi shumë pak këshilltarë dhe po punojmë që të rrisim numrin e këshilltarëve, sepse vërtet reformat kërkojnë numër më të madh të këshilltarëve për të lehtësuar punën tonë dhe punën e institucioneve shkollore”,- u shpreh drejtoresha e Qendrës për Arsim Profesional, Ajshe Selmani.

Një bashkëpunim i tillë është më se i nevojshëm për implementimin e reformave dhe programeve të reja arsimore në arsimin profesional, thekson numri një i këtij dikasteri, Arbër Ademi.

“Programet e reja arsimore në të gjitha shkollat profesionale filluan të implementohen, prandaj është e domosdoshme që edhe Inspektorati shtetëror i arsimit edhe Qendra për arsimin profesional dhe trajnim të jenë në të njëjtën linjë për implementim konsekuent”,- tha ministri i arsimit, Arbër Ademi.

Në kuadër të këtij bashkëpunimi do intensifikohen edhe vizitat në shkolla, njëkohësisht do të ketë inspektorë dhe këshilltarë të Qendrës për arsim profesional dhe do t’u lehtësohet puna arsimtarëve në momentin kur mungon diçka në procesin arsimor. Këshilltarët do të këshillojnë mësimdhënësit se si do të duhet të veprojë në raste të tilla. (TVM2)

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka Shtator 12, 2019 19:09

© FLAKA.COM.MK - Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me kushtet e përdorimit.

HAPËSIRË E SPONSORIZUAR

Loading...