Zgjidhen nënkyretarët dhe sekretari gjeneral i VMRO-DPMNE-së

Zgjidhen nënkyretarët dhe sekretari gjeneral i VMRO-DPMNE-së

Në selinë qendrore të VMRO-DPMNE, sonte u zgjodh Komitetei i ri Ekzekutiv i partisë. Për sekretarë të ri gjeneral me vendim të Komitetit Qendorë është emëruar Igor Janushev, i cili para do kohe ishte drejtor i NPK, përcjell FLAKA.

Nënkryetarë janë Mitko Janiçev, Aleksandar Nikollovski dhe Vllado Misajllovski.

Anëtar të Komiteteit Qendror janë tre kryetarë të komiteteve komunale – Ivan Jordanov nga Shtipi, Kirill Pecakov nga Ohri dhe Orce Gjorgjievski nga Kisella Voda.

Për antarë të KQ të VMRO-DPMNE, siç përcjell portal Kurir janë zgjedhur edhe: Vlladimir Neloski, Daniela Rangelova, Igor Nikollov, Trajko Sllavevski, Dragi Dimitrievski, Vllatko Gjorçev, Sillvana Angelleska, Toni Mihajllovski, Dimitar Dimovski, Dafina Stojanoska, Zllatko Perinski, Koce Trajanovski, dejan Jovanovski, Dejan Eftimov, Cvetan Tripunovski, Igor Bozhinovski, Kostadin Bogdanov, Ane Lashkoska dhe Bajram Trebishki.

Seanca e Komiteteit Qendror të partisë akoma vazhdon. FLAKA

 

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka Janar 12, 2018 20:52
Loading...

NA NDIQNI NE FACEBOOK

Moti sot
6°
2°
Sun
-2°
Mon
-1°
Tue
-2°
Wed

ARKIVI I LAJMEVE