Zgjidhet misteri i njerëzve të djegur dhe të varrosur në Stonehenge

Zgjidhet misteri i njerëzve të djegur dhe të varrosur në Stonehenge

Ekipi i kyesuar nga Christophe Snoeck përdori radiokarbonin së bashku me një teknikë të re të bazuar në analiza të përbërjeve të izotopeve të strontiumit (sr) për të përcaktuar origjinën e njerëzve të varrosur.

Ekspertët arrijnë në përfundimin se të paktën një pjesë e këtyre njerëzve vinin nga perëndimi i ishullit të Britanisë së Madhe, perëndimi i Uellsit, i njëjti vend nga ku besohet se kanë ardhur gurët që u përdorën në fillimet e ndërtimit të monumentit të famshëm  në vitin 3100 para krishtit.

Studimet e mëparshme përcaktonin se gurët vinin nga malet e Preselit dhe kishin sugjeruar se monumenti mund të jetë ngritur aty dhe më vonë gurët e tij janë tërhequr përgjatë200 km deri në vendin aktual në kontenë e Wiltshire për shkak të lëvizjeve të popullatës.

Thuhet se njerëzit që i kishin tërhequr vdiqën dhe u varrosën në Stonehenge ose mbetjet nga diegiet mund të jenë transporuar që nga perëndimi i Uellsit ku mund të kenë qenë varrosur fillimisht.

Analizat e reja me teknika më të avancuara kanë konfirmuar sot se origjina e pjesës më të madhe të njerëzve ishte rajoni perëndimor i Britanisë së Madhe, çka konfirmon se gjatë neolitit të vonë pati migrime që nga ajo zonë deri tek rajoni antik i Wessex-it, sot Wiltshire.

Zbulimi se ndonjë informacion biologjik i mbijeton temperaturave të larta gjatë diegies (deri në 1000 gradë C) na ofron mundësinë emocionuese e të studiuarit të origjinës së këtyre të varrosurve në Stonehenge.

Shkencëtarët sinjalizojnë se teknika e re e analizës me izotope të strontiumit, gjurmët e të cilit duken se mbeten të mbyllura nga nxehtësia do të lejojë analizimin e mbetjeve tashmë të nxjerra nga koleksione të ndryshme arkeologjike.

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka Gusht 10, 2018 22:29
Loading...

Filloi ndërtimi i kompleksit të ri banesor pranë Qendrës Tregtare ETC-Gostivar.Ofrojmë këto tipe banesash:-50m2-82m2-90m2-106m2-116m2-124m2-130m2(Duplex)-220m2Pagesa mundet të bëhet edhe me këste me 0% interes.Kontak telefoni:070215378

Posted by Poli Project ing. on Sunday, August 6, 2017
Chicago Stone Local Media

Our company presentation...

Posted by Chicago Stone LLC on Thursday, December 21, 2017

Gostivar
10°
9°
Wed
12°
Thu
16°
Fri
16°
Sat

ARKIVI I LAJMEVE

Loading...