Zgjidhja e kontestit për emrin, më pranë se kurrë

Zgjidhja e kontestit për emrin, më pranë se kurrë

Takim i ri në kuadër të procesit të bisedimeve për zgjidhjen e kontestit me emrin mes Maqedonisë dhe Greqisë, nën ndërmjetësimin e negociatorit, Methju Nimic në nivel të ministrave të Punëve të Jashtme do të mbahet sot në Vjenë, kumtuan nga MPJ.

Ministrat e Punëve të Jashtme të Maqedonisë dhe Greqisë, Nikolla Dimitrov dhe Nikos Koxias sot do të kenë takim të përbashkët me ndërmjetësin, Methju Nimic në të cilin është parashikuar të intensifikohen negociatat dhe do ta shqyrtojnë propozimin e ndërmjetësuesit.

Raundin e ri të bisedimeve që nga java e kaluar e paralajmëroi kryeministri Zoran Zaev.

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka Shkurt 13, 2018 08:26

Publicitet


Moti sot
19°
20°
Wed
20°
Thu
22°
Fri
24°
Sat

ARKIVI I LAJMEVE