Zhernovski tërhiqet nga kandidatura për Qytetin e Shkupit

Zhernovski tërhiqet nga kandidatura për Qytetin e Shkupit

Kryetari aktual i Komunës Qendër, Andrej Zhernovski nuk do të kandidohet për edhe një mandat në zgjedhjet e ardhshme lokale, deklaroi kryeministri Zoran Zaev në emisionin e mbrëmshëm “Otvoreno” në TV 24 lajme.

Zhernovski është pajtuar ta tërheqë kandidaturën edhe pse i ka mbledhur nënshkrimet e nevojshme për këtë dhe do ta mbështesë kandidatin e LSDM-së. Për këtë çështje veçmë janë harmonizuar qëndrimet me Zhernovskin, i cili, siç tha Zaev, do ta vazhdojë karrierën politike në pushtetin qendror. “Me Andrej Zhernovskin shumë vite kemi bashkëpunim të shkëlqyer. Kemi dakorduar të jetë aktor aktiv në pushtetin qendror. Ka bagazh politik dhe ardhmëri, do të marrë pjesë në pushtetin qendror. Do ta tërheqë kandidaturën e tij të pavarur dhe do të qëndrojë pas kandidatit të cilin do ta vendosin organet dhe trupat e LSDM-së së bashku me partnerët e koalicionit. Ai me siguri do të jetë një prej anëtarëve të rinj të bordit qendror”, tha Zaev. Ende është e pasigurt kush do të jetë kandidat i LSDM-së për kryetar të komunës Qendër. Zaev paralajmëroi se vendimi me siguri do të sillet sot në mënyrë demokratike përmes konferencën komunale në Qendër me pjesëmarrjen e udhëheqësisë qendrore.

 

 

Flaka Redaksia
nga Flaka Redaksia Shtator 13, 2017 17:14

#deklarim

MARKETING

NA NDIQNI NE FACEBOOK

ARKIVI I LAJMEVE

Moti sot
14°