Zhidan: Maqedonia i takon familjes evropiane

Zhidan: Maqedonia i takon familjes evropiane

Maqedonia në çdo kuptim i takon familjes së popujve evropianë. Për këtë arsye shpresoj se qytetarët do ta shfrytëzojnë mundësinë historike dhe do të vendosin me pjekuri, me guxim dhe me përgjegjësi për ardhmërinë e tyre dhe të brezave të ardhshëm. Kështu ka deklaruar kryetari i Kuvendit Shtetëror të Sllovenisë, Dejan Zhidan, pas takimit me kryetarin e Kuvendit të Maqedonisë Talat Xhaferi. Zhidan konsideron se zgjidhjen që e ofron Marrëveshja e Prespës i hap dyert e NATO-s dhe mundëson fillimin e negociatave për në BE dhe në të njëjtën kohë e ruan identitetin maqedonas dhe gjuhën maqedonase.

Dejan Zhidan, kryetar i Kuvendit të Sllovenisë: “Maqedonia në mënyrë historike, kulturore, politike dhe gjeografike hyn gjegjësisht i takon familjes së popujve evropianë, BE-ja dhe NATO-ja të cilat janë garantues themelor të sigurisë dhe stabilitetit, si dhe respektimit të vlerave të përbashkëta të popujve. // Kompromisi është i vështirë, por i nevojshëm dhe besoj se është i mirë. Çdo kompromis kërkon lëshime, por, nëse na i sjell ato që janë më të rëndësishme kjo është me rëndësi të jashtëzakonshme për të gjithë, madje edhe për shtetasit e Maqedonisë”.

Ndërsa kryetari i Kuvendit të Maqedonisë, Talat Xhaferri, deklaroi se integrimet në BE do të mbeten prioritet strategjik edhe i Kuvendit edhe i Qeverisë.

Talat Xhaferri, kryetar i Kuvendit të Maqedonisë: “Gjatë zbatimit të suksesshëm dhe përmbylljes së reformave të parapara nga plani i Qeverisë 369 pritet zbatim i mëtejshëm i planit 18 për reforma në fushat prioritare dhe Kuvendi i Maqedonisë do të japë kontribut të veçantë si dhe deri më tani”.

Sipas kryeparlamrntarrit Xhaferri, vizita e homologut të tij sllove, Dejan Zhidanit, është konfirmim për mbështetje në prag të referendumit, por edhe në përgjithësi të Republikës së Maqedonisë për anëtarësim të plotfuqishëm në NATO dhe në BE. Marrëdhëniet dypalëshe, potencoi Xhaferi, po zhvillohen në mënyrë miqësore, të sinqertë dhe të hapur pa çështje të hapura në 23 vitet e kaluara.

Mefail Ismaili /SHENJA/

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka Shtator 25, 2018 17:48
Loading...

REKLAMA

PARTNER

Maqedoni
8°
15°
Sat
11°
Sun
6°
Mon

ARKIVI I LAJMEVE