Zhivaljeviq: Ishte planifikuar që Zaev të vdiste më 27 prill

Zhivaljeviq: Ishte planifikuar që Zaev të vdiste më 27 prill

Zyrtari serb i inteligjencës Goran Zhivaljeviç, në një intervistë një stacion televiziv serb, tha se të gjitha shërbimet në Maqedoni i njohin emrat e njerëzve të maskuar që sulmuan Parlamentin më 27 prill, transmeton FLAKA.

Sipas informacioneve të tij, njëri nga banditët e maskuar duhej ta vriste Zoran Zaev.

– Nëse mbani mend ato foto të atyre njerëzve që hynë me maska ​​dhe rrahën Zaevin dhe deputetët e tjerë, ka një burrë pranë me një embleme të HOS-it, Forcat e Armatosura Kroate, Igor Jug, për të cilin, nëse e shihni me kujdes inçizimin, gjatë gjithë kohës dhe sulmit e mbanë dora pas shpine. Nuk dua të kalkulojë tani nëse ai mban armë apo jo, sipas disa informacioneve ai ishte njeriu që duhej ta vriste Zoran Zaev. Ai mbajti municion nën veshje. Në mediat maqedonase nuk kam parë nëse ai person është arrestuar apo ku është. Shërbimet maqedonase, të gjitha shërbimet e pranishme në Maqedoni, i njohin me emër të gjithë dhjetë vetët e maskuar”,​ tha Zhivaljeviq në intervistë.

Zhivaljeviq ishte i pranishëm në parlament gjatë sulmit të 27 prillit, por tha se ishte atje për punë dhe me lejen e Presidentit Gjorge Ivanov.

E njëjta gjë u tha edhe nga presidenti serb Aleksandar Vuçiç pas tërheqjes së shkurtër të stafit nga ambasada serbe në Shkup.

Kabineti i Ivanovit thotë se ata do të presin që Prokuroria Publike ta pastrojë 27 prillin. FLAKA

 

Abedin Bilalli
nga Abedin Bilalli Shtator 12, 2017 23:37

#deklarim

MARKETING

NA NDIQNI NE FACEBOOK

ARKIVI I LAJMEVE

Moti sot
14°