Zhvillimi i bujqësisë, Dimovski: Suksesi kërkon cilësi, cilësia do investime

Zhvillimi i bujqësisë, Dimovski: Suksesi kërkon cilësi, cilësia do investime

Për zhvillimin e bujqësisë është shumë e rëndësishme rritja e konkurrencës, zhvillimi i bizneseve të reja, sidomos rurale, hapja e vendeve të reja të punës dhe përmirësimi i infrastrukturës. E në këtë kontekst, mbështetja nga Bashkimi Evropian, veçanërisht përmes programit IPARD 2, është jashtëzakonisht e rëndësishme, thotë ministri i bujqësisë, Trajan Dimovski. Megjithatë, potencon si mjaft të rëndësishëm edhe bashkëpunimin rajonal e më gjerë. Por, përkujton fermerët se pa cilësi prodhimesh nuk mund të jenë konkurrentë në tregun më të gjerë.

“Me Republikën e Serbisë kemi krijuar procedurat kufitare dhe doganore me sistemin “One stop Shop”, kemi nënshkruar disa marrëveshje që njohin fito-certifikatat dhe lehtësojnë procedurat. Synimi ynë është të bëjmë të njëjtën gjë me Republikën e Shqipërisë. Kjo do të thotë: treg rajonal i tre vendeve, në të njëjtën kohë edhe treg bujqësor rajonal. Pra, mesazhi për fermerët në rajon është që nëse duan të jenë konkurrues do t’ju duhet investime në teknologji të reja, duke përmbushur standardet e tregut rajonal dhe më të gjerë, evropian, ku konkurrenca është mjaft e fortë. Ne presim që shfrytëzimi efikas i fondeve IPARD do të përshpejtojë procesin e rregullimit në rregulloret evropiane bujqësore dhe performancën më të mirë në tregun konkurrues dhe të rrisë pjesëmarrjen e sektorit bujqësor në bruto prodhimin vendor”,- deklaroi ministri i bujqësisë, pylltarisë dhe ekonomisë së ujërave, Trajan Dimkovski.

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka Tetor 9, 2019 19:28

HAPËSIRË E SPONSORIZUAR
Loading...

© FLAKA.COM.MK - Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me kushtet e përdorimit.

REKLAMA