Zhvillimi rural, janë realizuar 135 projekte përmes fondeve IPA

Zhvillimi rural, janë realizuar 135 projekte përmes fondeve IPA

78 komuna në vend kanë përmirësuar kushtet për qytetarët përmes zbatimit të 135 nën-projekteve të financuara nga BE me vlerë prej 1.3 miliardë denarë. Fondet e siguruara nga IPA dhe buxheti i shtetit në partneritet me Bankën Botërore, janë shfrytëzuar për 98%. Kjo u tha në konferencën përmbyllëse të projektit për zhvillim rural. Ministrja e financave, Nina Angellovska, vlerëson se këto projekte mundësojnë zhvillim të vërtetë ekonomik, social dhe territorial.

“Nëse duam që të kemi zhvillim cilësor të barabartë, duhet të kujdesemi që ta përmirësojmë standardin jetësor të të gjithë qytetarëve. Nuk mundet të flasim për shtet bashkëkohor, nëse nuk kemi kanalizim atmosferik. Nuk guxojmë të lejojmë që Shkolla “Kire Gligorov” edhe në vitet e ardhshme të mbetet shkollë e vetme bashkëkohore. Përmes investimeve kapitale, ne investojmë në ardhmërinë tonë dhe në ardhmërinë e gjeneratave të reja”,- tha ministrja e financave, Nina Angellovska.

Për euroambasadorin, Samuel Zhbogar, më e rëndësishme është investimi në institucione, mirëmbajtja e asaj që është ndërtuar dhe ndryshimi i vetëdijes së qytetarëve.

“Rezultatet e këtyre pothuajse 200 projekteve janë të pranueshme si investim i mirë, realizuar nga fondet evropiane. Ne jemi të vendosur që në të ardhmen të jemi sa më prezent në bashkësitë lokale”,- tha euroambasadori i BE-së, Samuel Zhbogar.

Marko Monvonale nga Banka Botërore paralajmëroi se po bisedohet për 78 milion të reja të dedikuara për rrugë.

“Ne si Bankë Botërore planifikojmë të mbetemi të angazhuar në nivelin lokal. Për momentin bisedojmë me qeverinë për një projekt të ri për rrugë lokale. Punojmë për të siguruar 70 miion euro, sa është e mundur sa më parë. Por, nuk bëhet fjalë vetëm për para, por si Bankë Botërore mundohemi të bëjmë dallim dhe të ndërtojmë kapacitete afatgjata”,- theksoi drejtori i Zyrës së Bankës Botërore në Shkup, Marko Montovaneli.

Nga Qeveria vlerësojnë se me projekte të tilla dukshëm përmirësohet infrastruktura rurale dhe ulen dallimet rajonale.

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka Shtator 10, 2019 19:11

© FLAKA.COM.MK - Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me kushtet e përdorimit.

HAPËSIRË E SPONSORIZUAR

Loading...