Ziadin Sela në fshatrat e Likovës

Ziadin Sela në fshatrat e Likovës

Aleanca për Shqiptarët ka filluar të realizojë takime me qytetarë, aktivitete që i paraprijnë fushatës zgjedhore, për zgjedhjet e parakohshme të caktuara për më 12 Prill të vitit 2020.

Gjatë ditës së sotme, krerët e Aleancës kanë realizuar takime në fshatrat e Komunës së Likovës, si Nikushtaku, Hotla, Vishtica dhe Ropalca.

“Opozita e vërtetë nuk është Aleanca, por çdo qytetar që nuk është pjesë e pushtetit. Ne kemi për synim që të bëjmë fitues çdo shqiptar. Nuk e kërkojmë pushtetin sepse flasim bukur, por sepse duam të udhëheqim me përgjegjësi dhe të japim llogari për veprat tona. Jemi të gatshëm të marrim përgjegjësi. Jemi të gatshëm dhe po bëjmë përpjekje që fitoren ta garantojmë bashkë edhe me subjekte tjera”, tha mes tjerash Ziadin Sela nga Aleanca për Shqiptarët. /in7.tv/

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka Dhjetor 2, 2019 23:04

HAPËSIRË E SPONSORIZUAR

Loading...

© FLAKA.COM.MK - Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me kushtet e përdorimit.