Zjarret masive shkatërrojnë qindra banesa

Zjarret masive shkatërrojnë qindra banesa

Zjarret masive jashtë kontrolli në Australinë Lindore, kanë shkatërruar qindra ndërtesa dhe shtëpi, deklaruan zyrtarët.

”Tre zjarre në veri të Uellsit të Ri Jugor (NSW), janë përhapur me shpejtësi të madhe”, deklaroi Shërbimi Zjarrfikës Rural (RFS). ”Në zonën Rappville, zjarret kanë shkatërruar shtëpi dhe ndërtesa”, deklaroi RFS, duke u kërkuar banorëve të strehohen dhe të mbrohen. Zjarrfikësit po luftojnë me temperaturat e larta, ndërsa erërat e forta, krijojnë përhapje të shpejtë të zjarreve. Zëdhënësi i RFS, Greg Allan, deklaroi se nuk do të ketë pushim deri të mërkurën. Banorët në zonën Tenterfield kanë kërkuar strehim, ndërsa në Queensland vazhdon shtimi i zjarreve. Temperaturat në luginën Lockyer kanë arritur 41 gradë Celcius./ATSH/

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka Tetor 8, 2019 19:56

HAPËSIRË E SPONSORIZUAR
Loading...

© FLAKA.COM.MK - Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me kushtet e përdorimit.

REKLAMA