Zonat e gjelbërta në Pollog shndërrohen në deponi

Zonat e gjelbërta në Pollog shndërrohen në deponi

Ndonjëherë zonat e gjelbërta të pastra nëpër komunat e Pollogut, sot shndërrohen në deponi të egra, përcjell FLAKA.

Tokat, ujërat, ajri janë jashtëzakonisht të ndotur. Kjo lloj fatkeqësie mjedisore ka qenë e pranishme tash e një dekadë, përgjigjen banorët e Komunës së Tearcës.

Situatë kritike mbretëron edhe në rrethin e fshatit Neproshten.

Deponi ka edhe në rrugët që të çojnë në fusha të cilat janë të bllokuara nga mbeturinat, e banorët nuk dinë si t% shkojnë deri te tokat e tyre.

Banorët thonë se disa herë janë drejtuar komunës së Tearcës ti pastrojnë mbeturinat, por përgjigje pozitive nuk kanë marrë asnjëherë.

Deponi të tilla të paligjshme ka në çdo komunë në rajonin e Pollogut, por për autoritetet kjo fatkeqësi mjedisore është qartësisht e padukshme. Deponitë nuk pastrohen dhe nuk gjobiten për ata që i krijojnë. FLAKA

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka Nëntor 9, 2019 20:15

HAPËSIRË E SPONSORIZUAR

Loading...

© FLAKA.COM.MK - Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me kushtet e përdorimit.

REKLAMA