Zuckerberg ka një version të veçantë të Facebook

Zuckerberg ka një version të veçantë të Facebook

Mark Zuckerberg ka një version të veçantë të aplikacionit Facebook. Gjatë prezantimit të shërbimit për videot “live”, shihet që ai ka një versionin tjetër, ndryshe nga përdoruesit e tjerë që kanë iPhone.

“Ky është versioni i verdhë i aplikacionit të Facebook, i krijuar për njerëzit e brendshëm”, thotë Zuckerberg kur hap aplikacionin për të prezantuar shërbimin.

Por, gjatë prezantimit, ai klikon mbi hapësirën e njohur si “Çfarë keni në mendje” për të shkruar statuset tuaja, por në atë moment atij i shfaqet një menu.

Në këtë menu, ndër të tjera, shaqen disa opsione për të postuar imazhe “GIF”, “Slideshow” dhe “Music”.

Nëse Facebook mbështet postimet “GIF” që nga muaji maj i vitit të kaluar, shtohen thashethemet për një shërbim muzikor për të cilën flitet nga vera e vitit të kaluar.

Ndoshta Facebook është akoma në fazën e testimit  të “Music” dhe ky shërbim mund të vijë shumë shpejt për të gjithë përdoruesit.

Ndërkohë, “Slideshow”, që ju lejon të postoni disa foto si video me ndonjë këngë në sfond, mund të jetë një shërbim që është menduar më shumë për ata që duan të reklamojnë.

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka Prill 14, 2016 07:46

REKLAMA