Zv.drejtori Buçi vë në dispozicion kontaktin personal për lajmërim të keqpërdorimit të detyrës

Zv.drejtori Buçi vë në dispozicion kontaktin personal për lajmërim të keqpërdorimit të detyrës

Me qëllim të luftimit të çdo dukurie negative ne Doganën e Maqedonisë së Veriut (MeV), zv. Drejtori i Doganës së MeV, fton qytetarët ta paraqesin atë, me numër kontakti, për të ndëshkuar cilindo zyrtar doganor që keqpërdor detyrën.

Me rastin e hapjes së sezonit të ardhjes së mërgimtarëve, Dogana e Maqedonisë së Veriut, ka ndërmarrë fushatë informuese për ta njoftuar doganën për çdo rast të keqpërdorimit të detyrës dhe përgjegjësive zartare, duke kërkuar mito apo dukuri tjera negative.

Zv. drejtori Buçi, ka ofruar edhe telefonat për të lajmëruar keqpërdorimet e supozuara.

Ja postimi i Buçit:

“Per çdo lloj te KEQPERDORIMIT te DETYRES nga PUNONJESIT DOGANOR, Ju lutem paraqituni ne tel kujdestar 197 ( telefonata eshte anonim dhe ne sherbim 24 ore) ose ne numrin tim personal 070290290”

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka Korrik 12, 2019 22:44

HAPËSIRË E SPONSORIZUAR

Loading...

© FLAKA.COM.MK - Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me kushtet e përdorimit.

REKLAMA