Zv.ministrja Elezi: Përmirësim dhe grumbullim të ujërave të zeza në Shkup, projekti 10 milion euro

Zv.ministrja Elezi: Përmirësim dhe grumbullim të ujërave të zeza në Shkup, projekti 10 milion euro

Zëvendës ministri i financave Elezi morri pjesë në inagurimin e fillimit të punimeve të Projekit të financuar nga Bashkimi Europian për përmirësimin e infrastrukturës dhe grumbullimin e ujërave të zeza në Qytetin e Shkupit!

Ministria e financave së bashku me Ministrinë e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor me qëllim që të përmirësohet infrastruktura komunale për grumbullimin e ujarëve të zeza implementojnë projektin “Përmirësimi I infrastrukturës për grumbullimin e ujërave të zeza në qytetin e Shkupit”.

Në promovimin e projektit morrën pjesë Zëvendës ministrja e financave Dr.Shiret Elezi, Samuel Zhbogar Ambasadori i Unionit Evropian, Ambasadori i Francës Kristian Timonie, Ministri i mjedisit jetësor dhe planifikimit hapsinor Sadulla Duraku dhe Kryetari i Qytetit të Shkupit Petre Shilegov.

Projekti filloi më 14 shkurt 2018 dhe do të zgjasë dy vite deri më 14 shkurt 2020. Financohet nga Bashkimi Evropian me shumë prej 9.680.140,27 €, mjetet nga IPA2 me kofinancim 15% nga Buxheti i Shtetit. Qëllimi i përgjithshëm është të përmirësohet infrastruktura komunale për grumbullimin e ujarëve të zeza.

Projekti parasheh masa për mbindërtimin e sistemit të kanalizimit aktual, të cilat do të rezultojnë me: standarde të përmirësuara higjienike për popullatën, më pak probleme gjatë mirëmbajtjes së sistemit të kanalizimit, mbrojtja e lumenjve, funksionimi përkatës i stacionit të ardhshëm qendror për pastrim. Qëllimi konkret i detyrës është ndërtimi i kolektorit në Qytetin Shkup (faza e parë) Marrëveshja aktuale për punë ndërtimore do të përfshijë ndërtimin e tre kolektorëve me gjatesi prej 8 km, në të dy anët e bregut të lumit Vardar.

Në vijim janë edhe përgaditjet për ndërtimin e Stacionit për pastrimin e ujërave të zeza për tërë Shkupin, ndërtimet pritet të fillojnë në vitin 2021.

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka Qershor 13, 2018 22:58

Publicitet


OFERTA SPECIALE

Moti sot
17°
21°
Fri
14°
Sat
15°
Sun
14°
Mon

ARKIVI I LAJMEVE