Zv.ministrja Shahini: Diskutimet me studentët do vijojnë deri në një zgjidhje përfundimtare

Zv.ministrja Shahini: Diskutimet me studentët do vijojnë deri në një zgjidhje përfundimtare

Pas protestës masive të studentëve këtë të enjte, qeveria shfuqizoi nje vendim te saj të marrë në muajin maj, duke plotesuar kështu njerën prej katër kërkesave të studenteve që po protestojnë prej dy ditesh në Tiranë e në disa qytete.

Ndërkohë studentët kanë paralajmëruar se protesta do te vijoje edhe neser.

Studentet këmbëngulin që tarifa e shkollimit te përgjysmohet. Qeveria u ka dhene të drejte studenteve dhe pret qe të dialogojë me ta.

Për të folur më hsumë rreth këtij dialogu me studentët në studion e lajmeve në Vizion Plus, është zëvendës ministrja e Arsimit, Besa Shahini.

Zv.ministrja në fjalën e saj theksoi se ju kanë bërë thirrje studentëve që të sjellin anëtarët e grupeve përfaqësuese në ministri në mënyrë që të fillojnë dialogun për pikat e mbetura të kërkesave të tyre.

Më poshtë intervista e plotë e zv.ministres të dhënë për edicionin qendror në Vizion  Plus:

Shfuqizimi i vendimit të qeverisë, pika 4 e vendimit të muajit maj, ishte nje vendim i nxituar, apo qeveria ka frikë se protesta përhapet më shumë.

Kjo ishte një kërkesë që universitetet e kanë bërë tek ne për të adresuar një fenomen që ata e konsiderojnë negative dhe e kishin problem që ta adresonin vetë nëpër universitete, që është ajo që studentët marrin të njëjtin provim dhe shkaktojnë kosto të panevojshme për universitetit, të cilat ato nuk mund ti mbulonin. Me këtë vendim ideja ishte që të dekurajohen studentët që të mos hynin në provim disa herë por të mësojnë dhe ta japin provimin me herën e parë. Ndaqë kjo nuk dha këtë rezultat por dha një rezultat tjetër ne vendosëm që ta shfuqizojmë pasi kërkesa ishte shumë e qartë nga studentët dhe ne ju dhamë të drejtë atyre. Ndoshta kjo është një barrë shtesë dhe nuk ka nevojë që ta mbajnë ata në raste të ndryshme dhe nëse universitetet e shohin të nevojshme ta aplikojnë vetë në rregulloret dhe nga bordet e njoftimit duke marrë parasysh, se një vendim i marrë në një mënyrë të tillë nuk do të jetë e lejushme nga qeveria që të aplikohet në të gjithë universitetet.

Qeveria dhe ju si ministri keni kërkuar që të dialogoni me studentët me një përfaqësi të tyre, është njoftuar dhe ngritja e një grupi të përbashkët kontakti. Cilët janë rezultatet e fundit në lidhje me këtë a do të ketë një kalendar është caktuar ndonjë takim?

Ne kemi kërkuar dhe dje dhe sot për të zhvilluar një takim dhe të fillojmë dialogun, por ata refuzuar që të vijnë se mesa duket ju intereson më shumë të rrinë në rrugë, dhe kërkesat e tyre i depozituan me shkrim në ministrinë e Arsimit, përmes protokollit edhe dje edhe sot. Kërkesën e fundit që morëm ishte nga këshillat studentorë të shkencave të natyrës, Fakultetit të Arkitekturës dhe dy të tjerë dhe thanë se për pikën e parë theksuan se është kërkesë e prerë ndërsa për pikat e tjera theksuan se kanë nevojë që të dialogojnë. Ne jemi plotësisht ministrja e konfirmoj një gje të tillë, ne presim që të na dërgojnë emrat nga këshillat e studentëve për të krijuar grupet e punës për të dhënë zgjidhje.

Kritikët e qeverisë zonja Shahini, përsërisin se tarifat e shkollave të larta në Shqipëri janë më të larta se në vendet e tjera të rajonit. Nëse kjo është e vërtetë si kemi mbërritur deri në këtë pikë, pse Shqipëria ka tarifa kaq të larta?

E para nuk është e vërtetë pasi në vendet e rajonit paguhet nga 200-700 apo 1000 euro për programe të ndryshme, në Serbi, mAl të Zi apo në Maqedoni. Shqipëria në fakt është e fundit në këtë listë. Ka vende në Evropë që e kanë tarifën zero por ato taksojnë qytetarët e tyre deri në 60 % të të ardhurave personale mujore. Në Shqipëri nuk ndodh një gjë e tillë, taksimi më i lartë është për rrogat mbi 130 mijë lekë të reja, që është diku 22 % dhe për shuma më të vogla është më pak. Në mënyrë që të sigurohet fondi buxhetor në mënyrë të drejtë, taksat janë të ulëta dhe nuk mund të mbulohen të gjitha shpenzimet e studentëve. Momenti kur universitetet kanë fituar autonominë me ligjin e arsimit të lartë të vitit 2015 ato kanë marrë përsipër që të administrojnë dhe tarifat që vendosen për studentët. Ne mbulojmë diku te 70 % të kostos së studentëve për secilin universitetet dhe pjesa tjetër mbulohet nga vetë studentët kjo është ajo pika tjetër për të cilën duhet të diskutojmë me grupin që do të themelohet me anëtarët e grupit të studentëve, me anëtarët e studentëve me universitetet dhe me neve të shikojmë nëse ka një mundësi tjetër për të lehtësuar më shumë barrën e studentëve.

Studentët kanë paralajmëruar se edhe të premten në Tiranë dhe në qytetet e tjera ndoshta do të ketë protesta, nëse nuk arrihet që të krijohet grupi i kontaktit, nëse nuk realizohet takimi që ju e mirëprisni çfarë do të bëjë qeveria nesër?

Ne jemi të hapur jemi në zyrë, në ministri mirëpresim studentët dhe ne shpresojmë që ato do të vijnë dhe të fillojmë të diskutojmë. Grupin e punës do ta fillojmë që në momentin e parë që do të kemi emrat dhe do të vazhdojmë me takimet që kemi zhvilluar deri më tani. Dje dhe sot ne jemi takuar me të gjithë rektorët dhe dekanët në ministrinë e Arsimit ku dhe kemi marrë vendimin për të hequr pikën 4 nga VKM. Diskutimet do të vijojnë derisa të gjendet një zgjidhje e përshtatshme për të dyja palët.

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka Dhjetor 6, 2018 20:18

PUBLICI8

Sondazhi

Vlerësimi juaj për vitin 2018 ?
Maqedoni
1°
0°
Mon
-4°
Tue
-1°
Wed

ARKIVI I LAJMEVE