Zyberi: Ivanov mund të përdorë veton, por ligjin se pengon dot

Zyberi: Ivanov mund të përdorë veton, por ligjin se pengon dot

Ligji i ri për përdorimin e gjuhëve ka arritur në presidencë dhe pret dekretimin e kreut të shtetit. Ende është e paqartë nëse Ivanov do ta përdorë këtë të drejtë, megjithatë Kushtetuta është e qartë. Nëse presidenti nuk e dekreton , ligji kthehet sërisht në Kuvend , ku duhet të votohet me një shumicë të thjeshtë.

E kjo nuk do të jetë problem pasi tashmë ligji mori 69 vota. Eksperti juridik, Naser Ziberi, thotë se Ivanov mund ta vonojë nëshkrimin për ligjin e gjuhëve por në asnjë mënyrë nuk do të mund ta pengojë të njejtin.
Sipas Zyberit, tashmë është e qartë se ligji nuk varet nga dëshirat e presidentëve,  por nga vullneti i shumicës parlamentare.
“Presidenti i shtetit mund ta vonoj por nuk  mund ta pengoj hyrjen në fuqi të ligjit për përdorimin e gjuhëve sepse këtë gjë e ka rregulluar neni 75 i kushtetutës i cili thotë  se ligjet në Republikën e Maqedonisë shpallen me dekretin  e presidentin. Poashtu ky nen ka rregulluar situtatat në rast se presidenti nuk e dekreton shpalljen e një ligji. Në këtë rast ligji kthehet përsëri në procedurë parlamentare dhe në qoftë  se kuvendi siguron shumicë absolute të votave që do të thotë shumicë nga numri i përgjithshëm i deputetëve,  atëherë ligji hyn në fuqi pa pas nevojë për dekretin e presidentit”, shprehet eksperti juridik Naser Zyberi.
Naseri e cilësoi hap shumë pozitiv votimin e ligjit për gjuhët që sipas tij plotësoi aspiratat e vendosura në vet Marrëveshjen e Ohrit për barazi të shqiptarëve.
“Ligji nuk mbyll të gjitha aspiratat, por  ka hapur rrugët për seriozitete të tjera për të ndërtuar një shtet më të  avancuar demokratik dhe shoqëri të barabartë”, shprehet eksperti juridik Naser Zyberi.
Vetë  Ivanov në më shumë raste e ka quajtur ligjin jokushtetues. Madje në fjalimin e fundvitit, kreu I shtetit tha se politikat afatshkurtra të qeverisë Zaev, po vënë në pikpyetje interesat afatgjata të Maqedonisë dhe se përdorimi I gjuhës shqipe ëhstë I rregulluar tashmë me Kushtetutë.
Ivanov ka paralajmëriuar se do të konsultohet me ekspertë për të vërtetuar nëse  ligj për gjuhët, përbën  kërcënim për gjuhën maqedonase por për unitaritetin e shtetit.
E kjo do të thotë, se dekretimi I këtij ligji, nuk mund të pritet q ënë fillim ë afatit që kushtetuta I jep presidentit për ta bërë jë gjë të tillë.
Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka Janar 12, 2018 14:36
Loading...

NA NDIQNI NE FACEBOOK

Moti sot
6°
2°
Sun
-2°
Mon
-1°
Tue
-2°
Wed

ARKIVI I LAJMEVE