Zyrtare: Hekuran Duka kandidat i BDI-së për Dibrën

Zyrtare: Hekuran Duka kandidat i BDI-së për Dibrën

Hekuran Duka zgjidhet kandidat i BDI-së për kryetar të Komunës së Dibrës, ndërsa për shef të shtabit u zgjodh Artin Spahiu, përcjell FLAKA.

“Sonte, në zyrat e BDI-së në Dibër, kryesia e BDI dega Dibër, mbajti mbëledhje me dy pika të rendit të ditës: 1. Propozim dhe votim të kandidatit për kryetar komune për zgjedhjet lokale të 21 prillit, dhe 2. Propozim dhe votim për shef të shtabit zgjedhor të BDI-së për zgjedhjet lokale të 21 prillit”, thuhet në kumtesën e BDI-së së Dibrës.

Në bazë të pikës së parë të rendit të ditës, kandidat thuhet më tej në kumtesë, për kryetar të Komunës së Dibrës u propozua dr.Hekuran Duka, i cili unanimisht u përkrah nga të gjithë anëtarët e kryesisë.
Ndërsa për shef të shtabit, u propozua dhe u përkrah unanimisht, z.Artin Spahiu. FLAKA

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka Mars 19, 2019 22:00
© FLAKA.COM.MK - Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me kushtet e përdorimit.