​Kurti: Zhvillimi ekonomik nuk arrihet nëse nuk përkrahim sektorin privat

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 4 Nëntor, 2021 15:01

​Kurti: Zhvillimi ekonomik nuk arrihet nëse nuk përkrahim sektorin privat

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se nuk mund të arrihet zhvillimi ekonomik nëse nuk i japin përkrahje sektorit privat.

Kurti gjatë takimit me komunitetin e biznesit të Prishtinës, në kuadër të fushatës informuese “Ditët e biznesit kosovar” të organizuar nga Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT), ka thënë se qeverisja e mirëfilltë, zhvillimi ekonomik dhe mirëqenia e qytetarëve janë vizion i qeverisë që e udhëheqë.

“Qeverisja e mirëfilltë, zhvillimi ekonomik dhe mirëqenia e qytetarëve janë vizioni i qeverisë tonë. Në programin qeverisës është përmirësimi i konkurrueshmërisë së ndërmarrjeve. Dialogu i vazhdueshëm mes nesh është i domosdoshëm që vizionin e programin ta kthejmë të realizueshëm. Ne nxisim një dialog të nevojshëm për zhvillimin, punësimin dhe investimin. Zhvillimi ekonomik nuk mund të arrihet nëse nuk i japim përkrahje sektorit privat”, ka thënë ai.

Kurti para sektorit privat ka theksuar se Qeveria e Kosovës është e përkushtuar për të ndihmuar një sektor privat të qëndrueshëm.

“Sipas vlerësimit të BQK-së ka një rritje ekonomike prej 9.9 përqind të bruto produktit vendor, krahasuar me një vit të ardhurat janë shtuar për 33 përqind, eksportet me 68 përqind, ndërsa numri i të punësuarve është rritur”, ka theksuar Kurti.

Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, ka thënë se është tejet e rëndësishme dialogu në mes qeverisë dhe bizneseve private në Kosovë.

Ajo ka përmendur se si qeveri kanë ndërmarrë një sërë nismash ligjore për t’i dalë në ndihmë bizneseve në vend.

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 4 Nëntor, 2021 15:01

06
Dhj
Ambasadorja e SHBA-së në vend, Anxhela Ageler sonte theksoi se është konfuz procesi për zgjedhjen...
06
Dhj
Ajo ka një apartament në Shkup prej 54 metrash katrorë si pronë e saj personale,...
06
Dhj
Riorganizimi i administratës nënkupton reduktimin e disa institucioneve, nga 140 institucione që janë nën ombrellën...
06
Dhj
Qytetarët nuk u besojnë as politikanëve, as institucioneve, kështu vlerëson Insituti për Demokraci, një hulumtim...