1 vit nga fatkeqësia në Bullgari, familjarët: Ende presim që rasti të zbardhet

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 23 Nëntor, 2022 19:48

1 vit nga fatkeqësia në Bullgari, familjarët: Ende presim që rasti të zbardhet

Përvjetori i fatkeqësisë së autobusit “Besa Trans” në Bullgari, ku humbën jetën 45 persona, në kujtesën e familjarëve do të mbetet dita më e kobshme e jetës së tyre. TVM2 qëndroi në Studeniçan tek familjarët e viktimave, të cilët një vit pas tragjedisë thanë se dhimbja nuk u është shuar, përkundrazi. Shtëpitë u kanë mbetur të zbrazëta, pa më të dashurit e tyre, por edhe më shumë i shqetëson fakti që ky rast ende nuk është zbardhur.

“Kam humbur djalin e xhaxhait, gruan e tij, vajzën e saj 14 vjeç, djali i xhaxhait 60 vjeçar me gruan e tij, shumë rëndë po ndjehem. Asgjë nuk ka, të gjithë fajin ia lënë njëri-tjetrit, duhet të gjendet fajtori. Duhet ketë rast me urgjencë ta sqarojnë, 45 vetë kanë humbur dhe ende nuk ka asgjë. Duhet të ketë diçka.”,- deklaroi Izeir Iseni – familjar Izair Iseni.

“Unë nusen e vëllait dhe vajzën e saj e kam humbur, e ndjej një dhimbje shumë të madhe, nuk mund të gjej fjalë për ta përshkruar. Gruan e kam pasur në mjek duke kujtuar njëvjetorin. Dhashtë Zoti që askush të mos sprovohet me këtë fatkeqësi. Duhet të vazhdojnë hetimet, patjetër të ketë ndonjë faktor, se viktimat nuk kthehen, por në të ardhmen të mos përsëritet kjo ngjarje që na ndodhi neve.”,- u shpreh familjari, Idriz Iseni.

“Ata njerëz humbën jetën dhe shteti nuk kujdeset për ta, por vetëm shëtiten nga gjykata poshtë-lartë pa asnjë, pa rezultat.”,- theksoi një banor.

Avokati i familjeve: Hetimet ngecin, mungon interesi nga autoritetet

Avokati i një pjese të familjarëve thotë se klientët e tij janë të diskriminuar nga të dyja shtetet, për ta ende nuk ka kompensim të dëmit dhe as përgjigje se pse rruga nuk është realizuar siç duhet.

“Një vit pas, hetimet në Maqedoni dhe Bullgari kanë stagnuar për shkak të mungesës së interesit nga të dyja palët. Nuk ka interes të zgjidhet rasti, e as të zbulohen arsyet se pse rruga nuk ka qenë ashtu si duhet.”,- deklaroi avokati, Nikollaj Dimitrov.

Prokuroria bullgare ka konstatuar se shkaku për fatkeqësinë e autobusit të “Besa Transit” ishte gabim njerëzor. Është kërkuar edhe ekspertizë për cilësinë e të gjitha rrugëve në Bullgari, por pavarësisht gjetjeve, prokuroria atje nuk ndryshon tezën e mëparshme se faji është i shoferit.

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 23 Nëntor, 2022 19:48

07
Dhj
Petrit Pollozhani nga Lëvizja BESA i ftuar në emisionin e sontëm “Magazina Ekonomike”, mes tjerash...
07
Dhj
Anëtari i Bordit Ekzekutiv të LSDM-së, Andrej Petrov, ka theksuar se zgjedhje të parakohshme parlamentare...
07
Dhj
Derisa e kremtojmë 30-vjetorin e Misionit, ju po përgatiteni ta merrni funksionin kryesues me OSBE-në. Vallë...
07
Dhj
Duke përjashtuar Shqipërinë si vendi me shumën qesharake të pensionit, Maqedonia bën pjesë në grupin...