10.1 milionë euro për fanellën e Majkëll Xhordanit

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 22 Shtator, 2022 19:48

10.1 milionë euro për fanellën e Majkëll Xhordanit

Mbi dhjetë milionë për një fanellë të veshur nga Michael Jordan dhe është një rekord për një trashëgimi sportive të veshur, deklaroi shtëpia e ankandeve Sotheby’s e cila menaxhoi shitjen.

Fanella ‘Last Dance’ u vesh gjatë një prej ndeshjeve finale të NBA në 1998 kur ai ishte anëtar i Chicago Bulls. Kjo është fanella me numër 23, e tërhequr nga ekipi i basketbollit Windy City. Fanella e legjendës së basketbollit amerikan ka kaluar rekordin e mëparshëm pas shitjes së fanellës ‘Hand of God’ të Diego Maradonas, e shitur gjithashtu nga Sotheby’s për 9.3 milionë majin e kaluar. Fanella vlerësohej nga tre deri në pesë milionë dollarë dhe në sektorin e basketbollit theu edhe rekordin e vendosur më parë me Kobe Bryant, kur në majin e kaluar uniforma e tij me Los Angeles Lakers u shit për 3.7 milionë. /Alsat.mk

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 22 Shtator, 2022 19:48
  • Ndiqeni faqen tonë në Facebook për lajmet më të fundit dhe për prodhimet tona më të reja multimediale.
  • Ndiqeni llogarinë tonë në Instagram me përmbajtje të veçantë dhe informuese – fotogaleri, video dhe infografika.
  • Abonohuni në kanalin tonë në Youtube për videove ekskluzive nga të katër anët e globit.
  • Ndiqeni llogarinë tonë në Twwiter për t’u informuar vazhdimisht për zhvillimet më të fundit në Maqedoninë e Veriut, në rajon dhe në botë.