10 rregullat e arta që ndjekin të gjitha nënat e lumtura

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 6 Shkurt, 2024 19:59

10 rregullat e arta që ndjekin të gjitha nënat e lumtura

Pavarësisht gëzimit që nëna ndjen pas lindjes së fëmijës, zakonisht mund të përjetojë edhe emocione negative të cilat në shumë raste do ta bëjnë të ketë shumë pak besim në atë që bën, të ndihet shpesh në faj në lidhje me fëmijën e saj etj.

Në këtë artikull të Ekonomia Online mund të njiheni me 10 rregullat “e arta” që do t’ju bëjnë të ndiheni nënë e lumtur!

• Qëndroni larg kritikave të njerëzve, të cilat do të jenë të shumta në lidhje me gjithçka dhe që shpesh do t’ju bëjnë të ndiheni të paafta. I besoni instinktit tuaj dhe mos u ndikoni nga fjalët e të tjerëve.
• Buzëqeshni kur diçka nuk shkon si duhet. Aftësia për të mos e dramatizuar më tepër diçka jo të bukur do të jetë një metodë shumë e mirë për të kaluar problemin.
• Mos shikoni atë që nënat e tjera bëjnë, por përqendrohuni tek vetja juaj. Të bësh krahasime nuk do të jetë mënyra më e mirë për të ngritur moralin.
• Herë pas here largohuni nga rutina e përditshme, përpiquni të qetësoheni duke bërë diçka ndryshe dhe për këtë kërkoni ndihmë nga familjarët, të cilët mund të kujdesen për pak kohë për fëmijën.
• Bëni aktivitet fizik. Kjo nuk do t’i bëjë mirë vetëm trupit por edhe mendjes duke ju mbushur me shumë energji pozitive.
• Besoni dhe dialogoni. Të flasësh me dikë në lidhje me vështirësitë që ndjen, duke i besuar, shpesh mund të zgjidhë shumë probleme.
• Blini diçka të bukur për veten tuaj, kjo ka qenë gjithmonë një terapi shumë e mirë për të stabilizuar humorin.
• Besoni tek aftësitë tuaja. Motivoni veten tuaj duke menduar çdo ditë se do t’ja dilni, në këtë mënyrë ju do të përgatisni veten tuaj për të përballuar të gjitha gjërat me forcat tuaja, të stimuloni veten tuaj për të qënë më fleksibël ndaj situatave të ndryshme.
• Dëgjoni muzikë, ajo ka një efekt tepër pozitiv në sistemin nervor. Mjafton të zgjidhni melodinë e duhur.
• Meditoni herë pas here. Mos e lini veten të rrëmbehet nga rutina e ditës, por ndaloni për pak minuta dhe reflektoni. Mendoni pozitivisht duke vlerësuar të gjitha gjërat e bukura të jetës tuaj, praninë e fëmijës, familjen tuaj, pra të gjitha ato detaje dhe vlera që do të ndihmojnë të kapërceni momentet e vështira.

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 6 Shkurt, 2024 19:59

Marketing Politik - Çmimore

Presidenciale | Parlamentare