10 shenja paralajmëruese të kancerit

10 shenja paralajmëruese të kancerit

Një rënie në peshë e pashpjegueshme, ethe vazhdojnë për javë , gjakderdhje të pazakontë ose plagë që nuk shërohet . Këto mund të jenë , sipas Organizatës Amerikane të Kancerit, disa nga shenjat paralajmëruese të një tumori . Sinjale që nuk duhen nënvlerësuar, mbi të gjitha nëse vazhdojnë për një kohë të gjatë, ose përkeqësohen me kalimin e kohës. 

1) Lodhje kronike
Kujdes nga ” lodhja ” e vazhdueshme, një ‘këputje’ e pazakontë që nuk largohet edhe pas një gjumi të mirë.  Nëse lodhja juaj nuk lidhet me aktivete fizike intensive apo me një periudhë të vështirë që mund të jeni duke kaluar, meirton t’i kushtoni vëmendjen e duhur. Kjo mund të jetë një nga simptomat e para të një kanceri të gjakut si leuçemia.

2) Rënie në peshë
Nëse shifrat e peshores vazhdojnë të bien pa një arsye, është momenti të trokisni në derën e mjekut. Rënia në peshë prej 8 ose më shumë kg mund të jetë një nga shenjat e para të kancerit të pankreasit, stomakut, tumorit ose mushkërive. ” Kjo ndodh për shkak se qelizat e tumorit konsumojnë shumë nga energjia trupore për t’u zhvilluar, thotë Organizata Amerikane e Kancerit, ose çlirojnë substanca që ndërhyjnë në metabolizimin e ushqimit”.

3) Dhimbje e vazhdueshme

Edhe një dhimbje që zgjat për disa javë dhe nuk zhduket me përdorimin e ilaçeve specifike, mund të jetë tregues i diçkaje që nuk shkon. “Dhimbja është një nga simptomat e hershme të kancerit të kockave ose testikujve – paralajmëron organizata amerikane. Një dhimbje koke që nuk kalon e që mund të jetë e lidhur me marrje mendsh, mund të jetë shenjë e një tumori në tru, ashtu si dhe dhimbjet e vazhdueshme të shpinës mund të fshihen pas një kanceri të zorrës së trashë, kolorektal ose ovarian .”

4) Temperatura e lartë
Temperatura e lartë që zgjat për një kohë të gjatë dhe nuk zbret me mjekimet e zakonshme, nuk duhet injoruar.  e ulët e kohëzgjatje të gjatë që zbret me mjete të zakonshme nuk duhet të injorohen . Ndonjëherë leucemia sulmon sistemin imunitar dhe trupi përpiqet të mbrohet duke shkaktuar ethe.

5) Ndryshimet në lëkurë

Kur bëni dush, hidhini një sy shpinës, duarve, këmbëve: mos harroni se çdo nishan që ndryshon formë apo ngjyrë mund të fshehë një melanomë. Kushtojini vëmendje lëkurës që duket më e errët (hiperpigmentimit), zverdhjes së lëkurës dhe syve, apo skuqjes së lëkurës dhe kruarjeve . Nëse rastësisht zbuloni një gungë ose një fryrje nën lëkurë , veçanërisht në zonën e gjirit ose testikujve, mos nxitoni në përfundime. Mund të jetë një kist i parëndësishëm, por edhe sinjal i një tumori.

6) Ndryshime në ciklin e nevojave personale

Nevoja për të urinuar më shpesh se zakonisht dhe dhimbjet në urinim mund të jenë shenjë e kancerit të fshikëzës apo prostatës. Diarreja ose kapsllëku i vazhdueshëm mund të paralajmërojnë gjithashtu kancer.

7) Kolla ose zëri i ngjirur

Kolla që nuk kalon mund të jetë shenjë paralajmëruese e kancerit të mushkërive. Zëri i ngjirur për një kohë të gjatë mund të jetë shenjë e një tumori në laring apo tiroide.

8) Gjakderdhja
Mos e neglizhoni humbjen e pazakontë dhe të  pashpjegueshme të gjakut. Pështyma me gjak mund të jetë shenjë e kancerit të mushkërive,” paralajmëron Organizata Amerikane e Kancerit . ” Gjaku në feçe, që e bën ate të duket shumë i errët, mund të jetë shenjë e kancerit të zorrës së trashë apo rektumit. Kanceri i qafës së mitrës ose i mitrës mund të shkaktojë gjakderdhje vaginale, ndërsa gjurmët e gjakut në urinë mund të tregojnë kancerin e fshikëzës apo veshkave. Gjakderdhja në thithkë mund të paralajmërojë kancerin e gjirit.”

9) Probleme në tretje
Problemet në tretje edhe pas një vakti të lehtë, ose problemet në gëlltitje që zgjasin në kohë mund të paralajmërojnë kancerin e ezofagut, stomakut apo faringut.

10) Njolla të bardha në gojë
Shenjat e bardha në brendësi të gojës ose në gjuhë mund të jenë tregues të ‘leukoplakisë’, një gjendje para-kanceroze që shkaktohet nga pirja e duhanit apo nga konsumi i tepërt i alkoolit. Nëse nuk trajtohet, këto simptoma mund të zhvillojnë kancerin me gojë . Kjo është arsyeja pse është e rëndësishme që të konsultoheni sa më shpejt të jetë e mundur tek mjeku ose dentisti.

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka Prill 5, 2016 12:24

REKLAMA

PARTNER