100 milionë euro “të djegura” për Mudryk

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 18 Shtator, 2023 22:48

100 milionë euro “të djegura” për Mudryk

Chelsea i pagoi 100 milionë euro Shakhtarit për anësorin ukrainas, Mykhaylo Mudryk.

Gjysmë viti e 21 ndeshje më vonë, ai ende nuk ka shënuar dhe dyshimet për cilësitë e tij janë rritur me të madhe.

“Unë mendoj se ka të bëjë me të kuptuarit e lojës më mirë, po përpiqemi të komponohemi më shumë, ka analizuar Pochettino pas barazimit kundër Bournemouth.

Por trajneri argjetinas e ka në plan që përsëri t’i jap shansin për lojë. Ne duhet t’i japim atij kohë dhe t’i japim mjetet për t’u përmirësuar gjatë sezonit” ka thënë Pochetino.

Chelsea ka shënuar vetëm pesë gola në Premier League deri më tani këtë sezon. Është shifra më e keqe pas pesë ndeshjeve në ligën e parë që nga 1995-96.

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 18 Shtator, 2023 22:48
  • Ndiqeni faqen tonë në Facebook për lajmet më të fundit dhe për prodhimet tona më të reja multimediale.
  • Ndiqeni llogarinë tonë në Instagram me përmbajtje të veçantë dhe informuese – fotogaleri, video dhe infografika.
  • Abonohuni në kanalin tonë në Youtube për videove ekskluzive nga të katër anët e globit.
  • Ndiqeni llogarinë tonë në Twwiter për t’u informuar vazhdimisht për zhvillimet më të fundit në Maqedoninë e Veriut, në rajon dhe në botë.