110 raste të reja me Covid-19 në 24 orë

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 22 Qershor, 2022 20:22

110 raste të reja me Covid-19 në 24 orë

Nga 894 testime të bëra në 24 orët e fundit  në vend, janë regjistruar 110 raste të reja me Covid-19. Për fat të mirë nuk është regjistruar asnjë viktimë. Janë regjistruar 42 pacientë të shëruar, kumtoi Ministria e Shëndetësisë. 

Numri i përgjithshëm i personave të diagnostikuar me Covid-19 në vendin tonë që nga fillimi i epidemisë është 313.160, numri i të shëruarve është 303.396, numri i të vdekurve është 9.322 dhe numri i rasteve aktive është 442.

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 22 Qershor, 2022 20:22